Gashi i reagon Bebe Rexhës, merni edhe këtë artiste tjetër shqiptare

 

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha me anë të një postimi të publikuar në rrjetin social, Twitter i kërkoi të bënte një bashkëpunim Rita Orës, Dua Lipës dhe Avamax.

E pas këtij postimi të saj, ka reaguar edhe reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Gashi, shkruan lajmi.net.

Gashi i ka thënë Bebes që ta ftojë edhe artisten tjetër, Njomza Vitia e cila është nga Prishtina, por është transferuar në Chicago bashkë me familjen e saj.

“Ju kam treguar për @avamax ishit duke fjetur…. tani po ju tregoj për Njomzën @notnjomza mos fleni!!! Ju lutem 2019 mos i ndani këto shqipe!!!!”, janë fjalët e tij.

‘Shqipet’, tashmë kanë pushtuar botën me sukseset e tyre të mëdha, për të cilët jemi shumë krenarë. /Lajmi.net/