Gazetarja shqiptare: T’i thërrasim në emër organet gjenitale

 

Deklarata e blogurës shqiptare ka tërhequr vëmendje të madhe derisa po flitej për skandalet seksuale që kanë tronditur së fundmi shoqërinë.

Gjatë një interviste të fundit në ‘360 Gradë’, blogerja shqiptare Zhaklin Lekatari ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e saj, shkruan lajmi.net.

Diskutimi për rastet e përdhunimit dhe ngacmimeve seksuale që kanë tronditur së fundmi shoqërinë shqiptare kanë prodhuar një diskutim të ashpër në emisionin në fjalë dhe vëmendjen mori deklarata e Zhaklin Lekatari e cila tha se duhet të flitet hapur në familje për çështje seksuale dhe për më tepër duhet t’i thërrasim në emër organeve tona gjenitale dhe të mos kemi turp. Sipas saj kjo do krijoj edhe komunikim midis fëmijëve do krijoj komunikim midis gjeneratave.

“Porti seksual është induksioni i dinamikës së jetës. Nuk mundet të jetë vetëm një shprehje fiziologjike kur ai kaplon gjithë qenien e një individi kështu që duhet t’i japim rol më qendror dhe jo një rol të rastësishëm. Nuk duhet të kemi turp të flasim edhe për organet tona gjenitale, t’i thërrasim në emër dhe kjo do krijoj edhe komunikim midis fëmijëve do krijoj komunikim midis gjeneratave, do çrrënjos ndoshta traditën patriarkale që ekziston kaq thellë te ne”, ka thënë blogerja gjatë intervistës./Lajmi.net/