Genc Prelvukaj sjell këngën e re “Vendi i origjinës”

 

Genc Prelvukaj ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Vendi i origjinës”, mban titullin kënga e re e artistit, Genc Prelvukaj e realizuar edhe me video, shkruan lajmi.net.

Genci u shpreh se kjo këngë nuk është realizuar për qëllime komerciale. Është këngë që i dedikohet krahinës së Plavës dhe Gusisë.

Projektin tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube dhe pritet t’i pëlqejë publikut dhe fansave të tij.

Genci po ashtu është duke e shijuar lidhjen me këngëtaren nga Shqipëria, Eni Koçi, të cilët u fejuan në tetor të vitit 2018-të. /Lajmi.net/