Genta Ismajli me bashkëpunim, ky është këngëtari i njohur me të cilin po sjell këngë

Genta Ismajli po rikthehet fuqishëm me projektin e ri muzikor.

Këngëtarja Genta Ismajli e cila nuk është shumë aktive në publikimin e projekteve muzikore si ishte dikur, pas suksesit të këngës ‘Papi’ po vjen me një bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Prive ka zbuluar se Ismaili do bëjë duet me këngëtarin Irkenc Hyka, i cili së fundmi ka realizuar disa hite dhe njihet për projektet e suksesshme.

Kjo këngë do të vijë i realizuar edhe me videoklip dhe pritet të publikohet pas vitit të ri.