Genta Ismajli nis xhirimet e klipit të ri, kështu po duket

 

Ka nisur xhirimet e klipit të ri.

Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli ka nisur xhirimet e klipit të ri që pritet të publikohet së shpejti, shkruan lajmi.net.

Me anë të disa pamjeve të ndara me ndjekësit në Instagram, Genta tregon ‘look-un’ e saj për këtë videoklip edhe pse nuk dimë akoma asgjë për këngën.

Nga ana tjetër, i fundit projekt i lansuar nga ajo është “Papi”, që deri më tani numëron afro 5 milionë klikime në YouTube.

Genta ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar me stilin e veçantë muzikor që ka. /Lajmi.net/