Genta Ismajli publikon disa sekuenca të këngës së re

Genta Ismajli ka publikuar një pjesë të këngës së re, madje zbuloi edhe datën e lansimit të tij.
Genta Ismajli ka ndarë me ndjekësit një video të shkurtër në Instagram, në të cilën tregon disa sekuenca të këngës së re, shkruan lajmi.net.
Kënga e re e saj titullohet “Zjarr”, ndërsa këngëtarja vjen e ‘nxehtë’ dhe e sjell plot ritëm këtë projekt.
Përmes asaj videoje, Genta bëri të ditur se kënga publikohet më 30 mars (e shtune), ajo shkroi “ #zjarr ? 30.3.2019 @ youtube.com/genta @irkenchyka”.
Për ndryshe, kënga e fundit nga Genta Ismajli është “Papi”, e publikuar në gusht të vitit të kaluar. /Lajmi.net/