Geta Beqa në imazhet e reja vjen plot stil

Geta Beqa është modele e njohur e fitnesit.

Ajo që nga koha kur u shpall kampione në ‘bodybuilding’ është kthyer në një nga femrat më të përfolura, shkruan Indeksonline.

E përkushtuar maksimalisht ndaj linjave dhe ushtrimeve intensive në palestër, Geta çdo herë vjen ndryshe.

Edhe në imazhet e reja të publikuara në ‘Instagram’ Geta është paraqitur me shumë stil e veshur në një pallto të zezë dhe një palë syze dielli.

Ndryshe, Geta është tejet aktive në rrjetet sociale ku shumë shpesh sjell edhe këshilla për mirëmbajtjen e trupit.