Ghetto Geasy në bashkëpunim me Feron?

 

Ghetto Geasy dhe Fero janë dy prej reperëve më të komentuar të momentit.

Që nga fillimet e para të karrierës muzikore, Getoar Selimi me projektet e tij ka bërë bujë në media e njësoj vazhdon ta zgjojë kureshtjen e publikut edhe sot kur ka kohë që është para mikrofonit, shkruan lajmi.net.

Kohëve të fundit, botës së muzikës rep i është shtuar edhe një tjetër personazh i cili nëpër intervista ka thënë se e vlerëson shumë reperin e lartpërmendur.

Është fjala për Feron i cili ani pse erdhi vonë në botën e shoubizit arriti që ka kap famën e madhe të cilën pritet ta forcoj akoma më shumë me një duet.

Sipas disa burimeve lajmi.net merr vesh se po planifikohet një super duet mes dy reperëve, Ghetto Geasy dhe Fero.

Për ta konfirmuar këtë lajmi.net ka kontaktuar me menaxherin e këtij të fundit i cili tha fjalë të mëdha për Getin dhe nuk e mohoj kategorikisht se diçka e tillë mund të ndodhë.

Menaxheri i reperit Fero, Mehmet Elshani tha për lajmi.net se kanë raporte shumë të afërta me Getoar Selimin dhe me kënaqësi do të bashkëpunonin me të.

Ai nuk e përjashtoi si mundësi një gjë të tillë mirëpo shtoi se nuk ka asgjë konkrete deri në këtë moment.

Lajmi.net ka kontaktuar po ashtu me njërin prej menaxherëve të BabaStars, Dekorim Sahitin i cili tha se nuk e kanë njëherë për njëherë një plan të tillë.

I pyetur nëse kjo mund të ndodhë në ndonjë të ardhme të afërt përgjigja e tij ishte: Gjithçka mund të ndodhë.

Se si do ta presin fansat këtë dhe çfarë fshihet konkretisht pas raporteve të afërta të të dyja palëve mbetet ta shohim në ditët në vazhdim./Lajmi.net/