Gjashtë burra blejnë majmunin e rrezikshëm për ta vrarë e ngrënë, ja çfarë ndodhi me ta

Gjashtë burra janë arrestuar në Vietnam për vrasjen dhe ngrënien e një majmuni. Ata filmuan të gjithë momentin dhe e publikuan në rrjete sociale.

Policia thotë se burrat e moshës 39-59 vjec kanë dhënë dëshminë e tyre të enjten për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e kafshëve të egra.

Majmunët e rracës ‘langur’ në Vietnamit janë një nga speciet më të rrezikuara në botë, që jetojnë vetëm në veri.

“U desh kohë që ne të kuptojmë të dyshuarit e përfshirë,” tha policia për AFP.

Në një deklaratë, policia shtoi se një nga burrat e bleu majmunin nga një gjuetar për 48 dollarë.

/Ora News.tv/