“Gjatë operacionit i janë vendosur dy vida në…”/ Përkeqësohet gjendja e Einxhel (VIDEO)

Mbrëmë vonë, ndërsa po luante një lojë me Ilirin në shtëpinë e Big Brother Vip, banorja Einxhel Shkira ka dëmtuar rëndë krahun.

Sot, ajo doli nga shtëpia Vip dhe u dërguar në spital.

Burime për Albeu.com bëjnë me dije se ajo është shtruar te Hygeia dhe se gjendja e saj nuk është aspak e mirë.

Einxhel i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe në krah i janë vënë dy vida, konkretisht në pjesën pranë bërrylit, për ta mbajtur atë mirë.

Kujtojmë se sot, Vëllai i Madh njoftoi përmes një postimi në Instagram se Einxhel është larguar përkohësisht. Por, nuk dihet nëse do të kthehet pasi gjendja e saj duket serioze.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, shkruhej në njoftimin e ndarë nga Big Brother.

Pas thyerjes së krahut, banorët i kanë qëndruar të gjithë afër duke u kujdesur për të. Ndërsa, pas daljes së shtëpisë ka reaguar edhe Dj Dagz, ish-konkurrenti me të cilin krijoi një lidhje brenda. Ai u shpreh se Einxhel do të bëhet mirë sepse ajo është një vazjë e fortë. Ajo që na mbetet ne, është t’i urojmë shërim sa më të shpejt”.