Gjendet një këmbë njeriu në rrugën ku kalonin nxënësit

Një këmbë njeriu është gjetur nga një person në fshatin New Waltham, në Lincolnshire.
Policia bën me dije se ka nisur hetimet, ndërsa këmba e njeriut ishte në mes të një rruge që përdorej nga nxënësit për të shkuar në shkollë, që e kishin vetëm disa metra larg.
Personi që e gjeti ishte duke shëtitur me qenin e tij, kur identifikoi këmbën dhe menjëherë ka njoftuar autoritetet.
Një zyrtar i policies tha:
Jemi në fazat e para të hetimit, por dyshohet të jetë pjesa e poshtme e këmbës së një njeriu. Vendi është rrethuar nga policia dhe kërkohet që njerëzit të shmangin kalimin në këtë zone.
/Ora News.tv/