Gjërat po bëhen serioze, Rihanna njofton të dashurin miliarder me familjen

Rihanna dhe Hassan Jameel po e bëjnë më serioze lidhjen.

 

Rihanna dhe Hassan Jameel janë parë në publik bashkë me nënën dhe një nga vëllezërit e saj, shkruan lajmi.net.

Ata shijuan darkën bashkë në një nga reastaurantet e Kalifornisë, duke treguar njëherësh që raportet mes tyre janë të mira.

Sipas burimeve të “US Weekly”, çifti dukeshin të lumtur në shoqëri të familjarëve të këngëtares.

Ani pse nuk pranojnë të flasin publikisht rreth lidhjes, Rihanna dhe Hassan duket se po i bëjnë gjërat më serioze dhe nuk është befasi nëse shumë shpejt shohim dasmë. /Lajmi.net/