Lajme

Gjergji Nika: Ndryshimi është fjalëkalimi që PD të çelë një epokë të re

Miq demokrat ngado që jeni dhe kudo që jeni!

Demokratet e Vlores kane sakrifikuar me shume sepse jane prej dekadash nen daren e PS si nivel vendor dhe ate qendror.
Për secilin prej nesh në këtë Kuvend, për çdo demokrat dhe për çdo opozitar sot shtrohet pyetja, një pyetje e thjeshtë, një pyetje e ndershme:
Përse jemi këtu?
Çfarë na bashkon në këtë Kuvend?
Çfarë po bëjmë?
Fatkeqësisht kjo pyetje nuk merr të njëjtën përgjigje nga çdo opozitar.
Fatkeqësisht PDj-ja, demokratët dhe e gjithë opozita është aq e përçarë sa nuk ka asnjë mundësi që këtë Kuvend ta vlerësojmë njëlloj.
Fatkeqësisht përçarja jonë është rrënimtare, por sot jemi ne ndarje perfundimtare nga e shkuara.
Ky është momenti më i rëndë i opozitës shqiptare në 33 vjet demokraci.
Dhe kjo është Arsyeja e Parë pse jam këtu.
Sepse nuk duroj dot një opozitë të përçarë. Kjo është Arsye që vjen nga dhimbja. Opozita jo vetëm është përçarë, por ka humbur busullën.
Një pjesë vazhdon të brohorasë akoma slloganin e fushatës së 2013 “përpara”, por kokën dhe mendjen e ka mbrapa.
Besojnë se mund të drejtojet makina e opozitës duke parë gjithë kohës pasqyrën që sheh mbrapa. Ka një pjesë tjetër, disa dhe midis nesh, që noton në apati.
Një pjesë që vepron në amulli.
Një pjesë që pret që gjërat t’i zgjidhin të tjerët. Ka edhe më keq akoma, ka edhe nga ata që bëjnë vetëm llogaritë e karierës së tyre.
Ka edhe nga ata që e konvertojnë mandatin politik në përfitime dhe pasurim personale.
Kjo ndodh kur nuk bashkohemi rreth një projekti politik.
Kjo ndodh kur nuk bashkohemi rreth ideve politike.
Dhe kjo është Arsyeja e Dytë pse jam këtu.
Sepse besoj se njerëzit e çliruar nga nevoja për lider, njerëzit që nuk kanë llogari meskine karriere mund të ndërtojnë një projekt të ri politik dhe kete projekt politik e ofrojme te gjithe ne qe jemi ketu sot.
Dhe kjo është arsye që vjen nga shpresa. Dhe unë shpresoj.
Një projekt i ri politik krijon frymën, rrudh dhe zeron përçarjen, sjell bashkimin, forcon opozitën.
Por deri tani që kuvendojmë kjo është vetëm një mundësi.
Dhe pikërisht kjo është Arsyeja e Tretë pse ndodhem këtu.
Ky Kuvend është një mundësi. Dhe kjo është arsye që vjen nga përgjegjshmëria.
Të nderuar delegatë, miq demokratë, opozitarë.
Nga dhimbja, nga shpresa, por para së gjithash nga përgjegjshmëria ju bëj thirrje që sot të jemi të vërtetë, sot të jemi të ndershëm me veten, të ndershëm me demokratët, me Shqipërinë.
Ky Kuvend është një mundësi. Por në këto dhjetë vjet opozitë kemi humbur shumë mundësi E kemi ne në dorë që ky Kuvend të mos jetë një tjetër rast i humbur. Ne nuk mund të sillemi më si struci, apo të gënjejmë veten si në Kuvendin e 17 Korrikut.
Por ne refuzuam të shikojmë dhe analizojmë problemet tona, defektet dhe dështimet tona.
Askush nuk donte të dëgjonte. Ne nuk mund të sillemi më as me mendjelehtësi dhe vetëmburrje jashtë realitetit si në Kuvendin e 18 Dhjetorit. Edhe në atë Kuvend refuzuam të kuptojmë gjendjen tonë, krizën tonë.
Refuzuam të kuptojmë se nuk mjaftonte ndarja nga Berisha, por duhej ndryshim i thellë.
Nuk u dëgjuan përsëri zërat që thanë të vërtetën te cilet ishin te shumte ne numer, ate te vertete qe sot e pranojme dhe e miratojme me ze. Ku janë sot? Janë kyçur në kullën e mosndryshimit.Ndryshimi nuk mund të vijë nga ata që nuk e duan , por vjen vetëm nga e vërteta.Për shumë kohë kemi refuzuar të shikojmë të vërtetën tonë.
Kemi refuzuar të kuptojmë nevojën ulëritëse për ndryshim.
Prandaj miq po ju them: Ndryshimi është fjalëkalimi që PD të çelë një epokë të re.
Nëse duam që PD të mbijetojë nga kjo krizë si Parti dhe të ketë një mision të ri – duhet ta ndryshojmë PD. Ndryshimi është motivimi/ është motori i vetëm i PDsë, nqs duam që ta bashkojmë opozitën.
Ndryshimi është sfida vërtetë e PDsë, nqs duam që ta udhëheqim Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ky ndryshim nuk mund te vije vetem nga Basha. Nuk do isha këtu nëse do besoja këtë. Ky ndryshimi nuk vjen as nga ata që rrinë rrotull liderit dhe ndryshim quajnë ngjitjen në karrierë. Kemi parë shumë meteorë tashmë të fikur apo të shtrydhur. Për ata lloj politikanësh ndryshimi mbaron kur ata zënë kariken e kryesisë apo të deputetit.
Ndryshimi vjen nga ne e gjithe ne ne kete salle, vjen nga çdo demokrat dhe qytetar i cliruar që kupton se ka një mision.
Se opozita ka mision vetëm atëhere kur është e ndryshme nga pushteti.
Në këto 10 vite në opozitë kam kuptuar se njerëzit duan një politikë ndryshe.
Ata kërkojnë një PD ndryshe.
Është kjo kërkesë, ky imperativ, ky urdhërim po e deshët që e bën edhe Bashën të flasë sot për nje ndryshim.
Është kjo thirrje e shqiptarëve që do t’i bëjë të punojnë parreshtur për ndryshimin edhe ata që ju do zgjidhni të drejtojnë.
Është ky imperativ, ky urdhërim që vjen nga njerëzit që do të na bëj ne të gjithëve t’i japim PD së misionin e saj të ri.
Për këto qëllime të larta politike jam këtu! Pas këtij Kuvendi, që siç e thotë edhe vetë fjala, këtu vetëm kuvendohet, unë do të bashkohem me këdo që do të jetë punëtor i ndryshimit.
Unë i ftoj të gjithë opozitarët të bëhen punëtorë të ndryshimit.
Pa ndryshuar veten, ne nuk e ndryshojmë dot Shqipërinë.
Që koha e PDsë të mos quhet e mbaruar, ne kemi në dorë ta ndryshojmë kohën.
Ju faleminderit.