Gjyste Vulaj rikthehet me projekt të ri muzikor “Askush si na”

Rikthehet në muzikë pas një kohe të gjatë.

Këngëtarja shqiptare, Gjyste Vulaj është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar këngën “Askush si na”, të finalizuar edhe me videoklip në të cilin shfaqet joshëse dhe seksi si kurrë më parë.

“Na e dim, na e dim vendin si me kall na e dim na e dim deri ne mengjes ,pa u ndal..”, janë disa nga vargjet e tekstit ku thotë se kënga i dedikohet të gjitha femrave shqiptare.

Projektin tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të vetë këngëtares, Vulaj.