Godet për vdekje 3 vjeçarin e të dashurës për të shtrirë këmbët, reagimi i nënës është mizor

Një djalë 3 vjeçar u godit për vdekje nga i dashuri i nënës së tij, me anë të sediljes, pasi donte të shtrinte këmbët. Alfie Lamb përfundoi në gjendje kome dhe gjeti vdekjen pak ditë më vonë.

Loading poll ...

Nëna e tij, Adrian Hoare, 23 vjeç, thuhet se gënjeu policinë, duke u thënë atyre se Alfie ishte në një taksi dhe jo në makinën e të dashurit të saj.

Ajo dhe i dashuri Stephen Waterson, mohojnë vrasjen, por djali mendonte vazhdimisht se fëmija ishte shumë i zhurmshëm.

Alfie u ‘copëtua dhe u mbyt’. Ai vdiq tri ditë më vonë pas vuajtjeve të shumta dhe një arresti kardiak, u tha në një gjykatë në jug të Londrës.

Hoare, gjithashtu dyshohet se goditi trevjeçarin kur ai bënte zhurmë gjatë udhëtimit me makinë.

Më 3 shkurt, kur Alfie ishte midis jetës dhe vdekjes, Hoare i shkruante sms Waterson duke thënë: ‘Unë të dua … askush nuk mund të fajësohet’.

Waterson u përgjigj: ‘Unë e di, sigurohu që ti fshish këto mesazhe.’

Më 4 shkurt, Hoare i tha Waterson se nuk kishte asgjë tjetër që spitali mund të bënte për Alfien dhe ishte koha për të fikur makinerinë që e mbante në jetë.

/Ora News.tv/