Gold AG shfaqet përkrah kryeministrit, Haradinaj: Jena bisha jena njisha

 

Gold AG ka pozuar përkrah kryeministrit të Kosovës.

Reperi nga Presheva, Gold AG ka hedhur një imazh në Instagram gjersa shfaqet pranë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe menaxherit të tij, shkruan lajmi.net.

“Jena bisha jena njisha ?”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Goldi ka treguar shpesh herë se ka një respekt të veçantë për familjen Haradinaj, nga e cila ka marrë edhe mirënjohje.

Vlen të ceket, se reperi shqiptar numëron shumë këngë patriotike në repertoarin e tij, ndërsa me prurje të reja nuk do të mungojë as edhe këtë vit. /Lajmi.net/