Gold AG vizitë te fëmijët me nevoja të veçanta

Në këto ditë festash shumë njerëz solidarizohen mes veti dhe ofrojnë ndihmë për njerëzit në nevojë.

Edhe reperi Gold AG ka qëndruar afër fëmijëve me nevoja të veçanta ku edhe ka bërë disa foto dhe video përkrah tyre, shkruan Indeksonline.

Ai ka shikuar nga afër programin që këta fëmijë kishin përgatitur për festat e fundvitit.

“Buzëqeshja nuk kushton asgjë, pra mos rri pa të” ka shkruar reperi në një imazh që ka publikuar në ‘Instagram’ ku shihet i përqafuar me një nga fëmijët.