Gratë me kofshë të holla rrezikohen më së shumti nga këto dy sëmundje

Gratë me kofshë të holla mund të jenë në rrezik të diabetit dhe sulmeve në zemër, kanë treguar studiuesit.

Ekspertët kanë paralajmëruar gjatë se shtimi i peshës është i rrezikshëm për shëndetin, por kërkimet e reja përforcojnë teorinë se pjesa e trupit ku grumbullohet yndyra ka një ndikim të madh në organizëm, transmeton lajmi.net.

Shtimi i peshës rreth kofshëve faktikisht është më i sigurt, ngase yndyra që grumbullohet në ato pjesë ruan organe të mëdha, siç janë mëlçia ose pankreasi.

Ekipi hulumtues, nga Universiteti i Kembrixhit, gjeti se disa gra janë më pak gjenetikisht në gjendje të akumulojnë yndyrë në kofshë.

Kjo i vë ato në rrezik të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës, sipas shkencëtarëve.

“Mund të jetë kundër logjikësh të mendosh se disa njerëz të mangët me yndyrë rreth kofshëve të tyre rrezikohen më shumë nga diabeti ose sëmundja e zemrës”, tha autorja kryesuese, Dr. Luca Motta, nga Njësia e Epidemiologjisë në Këshillin Hulumtues Mjekësor të Kembrixhit.

“Ne besojmë se kjo ndodh për shkak të një paaftësie gjenetike për të akumuluar kalori të tepërta në këtë regjion”, vazhdoi tutje ajo.

“Ne po mundohemi të kuptojmë nëse disa nga gjenet e identifikuara nga studimi ynë do mund të jenë objektiva të përshtatshëm për studim, me qëllim të zhvillimit të një medikamenti kundër gjendjeve shëndetësore të sipërmendura. Procesi mund të marrë vite”, përfundoi Dr. Motta. /Lajmi.net/