Gratë zvarriten në puse për të nxjerrë ujë

 

Loading poll ...

Ky është momenti i frikshëm kur një grup grash futen brenda një pusi duke e u zvarritur për të nxjerrë ujë.

Në një video të filmuar, ato shihen duke mbajtur në dorë një litar me kovë fillojnë duke zbritur në pus duke u kapur me duar në mur.

Ngjarja është filmuar në një fshat në rrethin e Nashik në Indinë Perëndimore.

Zona ka vuajtur nga thatësira gjatë tre viteve të fundit.

Nga dëshpërimi për ujë të pijshëm të pastër, gratë duhet të ndërmarrin aktin e rrezikshëm. Ato rrezikojnë jetën e tyre për të mbushur ujë në pus.


/Ora News.tv/