Gruaja vritet dhe përdhunohet nga stafi i spitalit

 

Loading poll ...

Një grua është përdhunuar dhe vrarë nga stafi i një spitali në Pakistan. Ajo shkoi për vizitë në institutin mjekësor për shkak se kishte dhimbje të dhëmbëve.

Trupi i viktimës u gjet nga nëna e saj në Sindh Government Hospital në Korangi më 18 prill.

Familjarëve të saj fillimisht iu tha se gruaja kishte vdekur për shkak të një reaksion fatal antibiotiku, por autopsia zbuloi se prova të sulmit seksual dhe vrasjes.

Nëna e viktimës u njoftua se gjendja e vajzës po përkeqësohej, pavarësisht se shkoi në spital vetëm për dhimbje dhëmbi.

Por kur mbërriti atje, iu tha se vajza ishte transferuar në Jinnah Postgraduate Medical Centre, duke e gënjyer.

Nëna filloi të kontrollonte në ambientet e spitalit për vajzën e saj dhe e gjeti të vdekur në një barelë në një nga dhomat e pasme.

Policia arrestoi tre të akuzuar, të identifikuar vetëm si Shahzaib, Aamir dhe Ëali. I dyshuari i katërt ende nuk është gjetur.

/Ora News.tv/