Hani vetëm 3 hurma Arabie në ditë dhe shikoni se çfarë do të ndodhë me trupin tuaj; ja vlerat e çmuara shëndetësore

Hurmat e Arabisë jo vetëm që janë të shijshme, por edhe ushqyese e jashtëzakonisht të shëndetshme ! Ato janë burim i shkëlqyer i fibrave të shëndetshme, mineraleve dhe vitaminave që mund të ndihmojnë jo vetëm në lehtësimin e shqetësimeve me traktin tretës, por edhe me shumë probleme të tjera shëndetësore. Ja disa nga përfitimet kryesore
1. Përmirësimi i aparatit digestiv
Hurmat e Arabisë përmbajnë një sërë fibrash të tretshme, thelbësore për shëndetin e aparatit tretës. Kaliumi i këtij fruti jo vetëm që mund të lehtësojë simptomat e diarresë apo zorrës së irrituar, por gjithashtu forcon bakteret e mira në stomak!
Shënim: Ushqimet kafe gjithmonë janë të mira për tretjen
2. Trajton dhe parandalon aneminë
Anemia është një problem i zakonshëm që prek 1 në 10 gra ! Për të luftuar këtë sëmundje, konsumoni 3 humra Arabie në ditë sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit!
3. Shëndeti i kockave, gjakut dhe sistemit imunitar
Ky frut i ëmbël përmban magnez, mangan, dhe selen. Një dietë e pasura me selen është e njohur për të parandaluar kancerin. Këto minerale janë gjithashtu të nevojshme për mbajtjen e kockave të shëndetshme dhe rritjen e imunitetit.

4. Burim energjie
Hurmat janë të mbushura me sheqerna natyrale. Këta ëmbëlsues natyral përfshijnë fruktozën, sakarozën dhe glukozën. Nëse ndiheni të lodhur e pa energji, mjafton të konsumoni disa hurma të vogla e brenda pak minutave, sheqeri që do të kalojë në gjak do të shndërrohet në energji për qelizat tuaja.
5. Shëndeti i zemrës
Kaliumi redukton rrezikun e goditjeve në zemër dhe duke qenë se gjendet me shumicë tek këto fruta duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Hurmat e Arabisë ulin gjithashtu kolesterolin e keq LDL i cili ndërtohet mbi muret e enëve të gjakut duke shkaktuar bllokim të tyre. Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .