“Harrom” titullohet kënga e re e Yll Limanit

 

”Harrom” titullohet projekti muzikor të cilin fansat ia kanë kërkuar Yllit që ta publikoj.

Këngëtari Yll Limani arriti që kënga e tij e fundit ”Vaj” të bëhet njëra ndër projektet shumë të dëgjuara, mirëpo nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan lajmi.net.

Para disa javësh ai e ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar dhe pati thënë se këngën që po e këndon do ta mbaj për vete pa e realizuar si projekt.

E sigurisht se reagimet kanë qenë të shumta pasi Ylli rreth vetes ka një numër të madh fansash.

Ëndërra e tyre po bëhet realitet pasi me gjasë kënga që e paralajmëroj tani në Instagram është pikërisht ajo për të cilën kanë folur fansat./Lajmi.net/