Hazall ndryshon flokët, kështu duket me kaçurrela

Alina Boz apo ndryshe e njohur në rolin e Hazall, rol ky me të cilin ajo preku zemrat e shumë shikuesve të projektit “Fate të kryqëzuara” , edhe kësaj here ka ndryshuar pamjen, shkruan Kosovarja.

Ajo është ndër aktoret më të kërkuara të kinematografisë turke, e edhe pse e re në moshë tashmë është bërë pjesë e disa projekteve filmike si dhe atyre të marketingut.

E kemi parë në serial dhe në shumë imazhe që ajo ka hedhur në llogarinë e saj, por jo edhe me kaçurrela, të cilat me të vërtetë e paraqesin Hazallin shumë më ndryshe seç jemi mësuar ta shohim.

Imazhi i saj ka marrë pëlqime dhe komente të shumta, e nuk ka dyshim kjo sepse është ndër aktoret më të bukura turke./Kosovarja/