Hidhet poshtë kërkesa e ish-shefit të Nissan për liri me kusht

 

Loading poll ...

Një gjykatë në Tokio ka hedhur poshtë kërkesën e fundit të  Carlos Ghosn  për liri me kusht, pavarësisht premtimit të tij se do mbante byzylyk elektronik.

Ish shefi i Nissan ka qenë në paraburgim që nga 19 nëntori i vitit të kaluar me akuzat për sjellje të pahijshme financiare.

Avokatët e Ghosn, i cili mohon çdo akuzë, thanë se ai mund të qëndrojnë në paraburgim edhe për disa muaj të tjerë.

Megjithëse lirimi me kusht është dhënë rrallë në Japoni për personat që nuk pranojnë fajin, kohëzgjatja e paraburgimit të Ghosn ka tërhequr disa kritika.

Avokatët e tij ofruan një sërë kushtesh në përpjekje për të siguruar lirimin me kusht, duke përfshirë premtimin për qëndrimin e ish-shefit të Nissan në Japoni.

Ai ofroi të dorëzojë tre pasaportat e tij, të mbajë një pajisje elektronike dhe të punësojë roje që ta monitorojnë atë. Gjykata refuzoi kërkesën me arsyetimin se Ghosn mund të largohej nga vendi dhe të fshihte provat.

Paraburgimi i tij, i cili ka gjasa të vazhdojë për muaj, ka tërhequr kritika ndaj sistemit të drejtësisë në Japoni.

Në Japoni, marrja në pyetje mund të bëhet pa praninë e avokatit  të të pandehurit. Të dyshuarit mund të mbahen deri në 23 ditë para se të akuzohen zyrtarisht.

Liria me kusht nuk pranohet lehtësisht nëse i dyshuari nuk pranon akuzat.

/Ora News.tv/