Hiqeni dhjamin nga qafa dhe gusha, ja se si

A e keni vënë re se keni marrë shëndet të tepërt në fytyrë dhe në gushë? Mos u bëni merak, sepse ka mënyra për t’i hequr ato. Vetëm ndiqni këshillat më poshtë:

Loading poll ...

1. Hidratohuni

Sigurohuni që të pini sasinë e duhur të ujit përditë, e cila është 8 gota çdo ditë. Pirja e pamjaftueshme e ujit çon në fryrje në duar, fytyrë, këmbë dhe kofshë. Ekspertët e shëndetit thonë gjithashtu se konsumimi i tepërt i sheqerit, kripës dhe alko.olit lidhen me shtimin e shëndetit në fytyrë.

2. Trajtoni intolerancën ushqimore

Nëse keni ndonjë alergji ushqimore, apo sin.dromin e zorrëve nervoze dhe ndjeshmëri ndaj glutenit, mund të shtoni edhe shëndet në fytyrë, ose fryrje. Fryrje të tilla tregojnë se diçka nuk shkon me procesin tuaj të tretjes.

3. Mënyrë jetese e shëndetshme

Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe ndryshimet në dietë mund të ndihmojnë në uljen e fryrjeve në fytyrë. Gjëja më e rëndësishme është të pakësoni klorurin e natriumit, ose kripën në dietën tuaj, pasi kjo çon në fryrje. Hani një dietë të pasur me fruta dhe perime, pasi ato kanë vitamina, përmbajtje të lartë uji dhe janë dietike. Trupi juaj i përdor ato për procesin e tretjes dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

4. Ushtrimet e faqes

Sipas ekspertëve, nëse ju punoni me ushtrime për hollimin e faqeve tuaja, ju mund ta pakësoni atë në gjithë fytyrën. Për ta bërë këtë, vendosni gishtat e mëdhenj poshtë çdo nofulle, në secilën faqe. Duke përdorur gishtat tregues, tërhiqni sa më shumë lëkurë nga pjesët e shëndosha të faqeve. Pastaj duke përdorur muskujt e faqeve, lëshojeni lëkurën. Bëjeni këtë 20 herë.

5. Ushtrimet e qafës

Gjëja e parë që duhet të bëni është të përkulni qafën tuaj drejt gjoksit dhe më pas shtrini kokën tuaj sa më larg të jetë e mundur. Kthejeni kokën pas, sa më shumë të jetë e mundur, ndërsa shikoni tavanin, duke e mbajtur gojën pak të hapur që të ndieni muskujt në qafën tuaj të shtrënguar dhe të shtrirë.

Këta quhen muskujt ‘platysma’, të qafës dhe mjekrës. Kthejeni kokën para në pozicionin normal pas 10 sekondave. Ju mund ta bëni këtë ushtrim të paktën 10 herë në ditë, ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtypur mbi (Foton) e cila ndodhet direkt pas perfundimit te fjalise . Faleminderit per mbeshtetjen SHQIPE .