Horoskopi 2019, ja ç’parashikojnë yjet për këtë vit

Për të nisur Vitin e Ri në harmoni me yjet, parashikimet astrologjike na mësojnë të shfrytëzojmë sa më mirë energjitë e Planeteve. Çdo shenjë zodiakale do ketë një rrugë fantasatike për të përshkuar dhe po të dimë paraprakisht se çfarë na pret, mund të jetë e dobishme për të evituar eventet e papëlqyera dhe për të ‘kapur në ajër’ rastet fatlume që mund të vijnë.
Horoskopi na udhëheq në një 2019 magjike dhe të lumtur!
DASHI – Marsi në shenjë që ditën e parë të vitit, lajmëron një 2019 fantastike! Sfidat nuk do mungojnë, sidomos në punë dhe Saturni do ju ofrojë ritme stresuese. Por, Jupiteri do favorizojë udhëtimet dhe në një qytet të largët e misterioz, mund të realizoni takime të reja që do transformohen në histori shumë të bukura dashurie. Nuk do i kushtoni rëndësi pamjes së jashtme, sa asaj të brendshme.
Në muajt qershor dhe tetor do ndjeni nevojën për t’u relaksuar për të rigjetur ekuilibrin psiko-fizik.
DEMI – Protagonisti i vërtetë i këtij viti për ju, do jetë Urani, i cili do sjellë të reja në të gjitha fushat, por sidomos në atë profesionale. Do keni një shpirt më pak konservator se zakonisht dhe do ju pëlqejë të ndërmerrni punë të reja për hesapin tuaj. Edhe në dashuri nuk do e ndjeni urgjencën për të gjetur ‘gjysmën tuaj’. Pas shumë zhgënjimeve të kaluara, pak vetmi nuk do ju bënte keq. Ngrohtësia e miqve dhe familjarëve do ju japë shumë gëzim. Me shumë disiplinë, do rigjeni edhe formën fizike.
BINJAKËT – 2019-a do jetë një vit shumë I rëndësishëm për marrëdhëniet tuaja sentimentale dhe profesionale. Jupiteri do bëjë që të jeni të kujdesshëm ndaj shumë personave që hiqen ndryshe nga ç’janë. Entuziazmi që dallon në fazat fillestare të historive tuaja të dashurisë, mund të fiket shpejt, me zhgënjime që do ju lënë shije të hidhur për një kohë të gjatë. Shëndeti do jetë sipas gjendjes suaj shpirtërore, por do keni mundësi të parandaloni disa sëmundje, me anë të kurave natyrale.
GAFORRJA – Në një vit të karakterizuar nga ulje-ngritjet, do jetë Neptuni udhëheqja juaj dhe do ju ftojë të ushqeni shpirtin me lexime, seminare apo praktika që çojnë në ekuilibrin mes mendjes, trupit dhe zemrës. Saturni dhe Plutoni në kundërshtim, nuk do ju bëjnë ‘zbritje’ në dashuri dhe do mbajnë në jetë vetëm historitë e konsoliduara dhe të sinqerta. Në punë, do paraqiten mundësi në rritje, sidomon nga marsi, kur Urani do bëjë që të keni kontakt me njerëz me influencë që do vënë bast për suksesin tuaj!
LUANI – Me Jupiterin në krah, dashuria do jetë me siguri ajo që do ju shoqërojë këtë vit. Do e shihni vehten të përfshinë në passion me njerëz me të cilët ndani çaste magjike dhe të lumtura. Në disa çifte, mund të lindë dëshira për fëmijë. Në punë, Urani do sjellë ndryshime të mëdha dhe mund të gjeni kurajon për të hequr dorë nga gjithçka dhe për t’iu përkushtuar pasioneve tuaja. Meditimi do ju ndihmojë të ndiheni në super formë!
VIRGJËRESHA – Jupiteri do e bëjë këtë vit shumë domethënës në aspektin familjar. Mundësia e një pune të re, firmosur nga Urani, mund t’ju detyrojë të largoheni nga vendlindja. Mund të vendoshni të blini një shtëpi, ose të merrni një hua. Jeta dashurore do drejtohet nga Saturni dhe Plutoni, të cilët do sjellin histori të rëndësishme dashurie me njerëz më të mëdhenj se ju në moshë, me personalitet dhe karizëm të fuqishëm. Keni nevojë për shumë energji, për të cilën, ushqimi I shëndetshëm do jetë i detyrueshëm!
PESHORJA – Do donit ta injoronit, por Saturni do bëjë të ndihet me prepotencë për të gjithë 2019n. Do kërkojë që të merrni përgjegjësi të reja në familje, me kushtin që të hiqni dorë nga aspektet më personale dhe intime të jetës suaj. Shpenzimet do jenë të shumta dhe, për të rritur fitimet tuaja, mund të vendosni të rinisni disa aktivitete që i kishit braktisur në të shkuarën. Stresi do ndihet edhe në trup, por do gjeni kura të vlefshme. Pa kundërshtimin e Uranit, dashuria do gjejë më pak pengesa.
AKREPI – Urani në kundërshtim me shenjën tuaj, duke nisur që nga marsi, do e bëjë vitin 2019 të trazuar, të lëvizshëm dhe të jashtëzakonshëm. Thjeshtësia nuk ju ka pëlqyer kurrë. Ky do jetë një vit i transformimeve të mëdha dhe zgjedhjeve revolucionare në punë. Jupiteri do sjellë fitime të mëdha. Në fushën e ndjenjave do keni ulje e ngritje, përveç rastit kur do keni kurajon ta lini jetën tuaj të transformohet nga partner të paparashikueshëm dhe ‘të çmendur’. Nëse keni fëmijë, mirëkuptimi me ta, do rritet. Shëndeti do jetë shqetësues vetëm në fillim të vitit.
SHIGJETARI – Me Jupiterin në krah, nuk duhet të keni asnjë dyshim: 2019a do jetë një vit i jashtëzakonshëm dhe ju jeni ndër të favorizuarit e zodiakut. Do vijnë mundësi konkrete në rritje, në të gjitha fushat e jetës. Në punë mund të konsolidoni atë që keni ndërtuar në të shkuarën. Do keni fitime të mëdha dhe shumë shpenzime. Në dashuri parashikohen takime ‘të puthura nga fati’. E rëndëisshme është të mbani ankthin nën kontroll që, ndonjëherë ju shoqëron edhe në drejtim të familjarëve tuaj.
BRICJAPI – Do jenë të shumtë planetët që do ju zgjasin dorën këtë vit. Saturni dhe Plutoni në shenjë do ju komplimentojnë për korrektësinë që keni dhe ju mbështesin në etjen për pushtet, sidomos në fushën profesionale. Duke nisur nga Marsi, Urani do ju lejojë të realizoni një ëndërr të madhe. Do jetë gjithnjë Urani ai që do ‘trondisë’ jetën tuaj sentimentale dhe atëherë kur nuk do e prisni, do dashuroheni marrëzisht pas dikujt. Në familje do hasni më pak kundërshti se në të shkuarën. Forma fizike do jetë e shkëlqyer.
UJORI – 2019-A për ju do jetë viti i miqësive të mëdha. Jupiteri do zgjerojë rrethin e miqve dhe do ju vë në kontakt me njerëz me shumë influencë për karrierën tuaj. Në fushën e njdenjave do ndiheni të lirë të jetoni marrëdhëniet tuaja në mënyrë antikonformiste dhe shpesh do ngatërroni miqësinë me dashurinë. Nga muaji mars, Urani do sjellë rrëmujë në shtëpi dhe në ndonjë rast, do jetë i nevojshëm transferimi. Mos i nënvlerësoni sinjalet e trupit tuaj!
PESHQIT – Jupiteri në aspekt jo miqësor mund ta bëjë këtë vit më pak fatlum se ai pararendës. Si pasojë e një mossuksesi në punë, mund të humbisni shpresat dhe vetëbesimin. Por, keni mundësinë të udhëhiqeni nga njerëz ekspertë apo familjarë të mençur. Nuk do jetë e lehtë të gjeni një ekuilibër mes karrierës dhe ndjenjave: partnerët tuaj do ju vënë para zgjedhjeve të vështira. Joga dhe meditimi do ju ndihmojnë të zbrazni mendjen dhe të jeni më të qetë.
/Ora News.tv/