Horoskopi 6 maj 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

 

Dashi – Ju dhe partneri/partnerja ose dikush që pëlqeni mund të jeni në një hapësirë të çuditshme sot. Ndërgjegjësimi intelektual bie në dyshime emocionale. Komunikimi mund të jetë i paqartë dhe lehtë mund të keqinterpretohet, prandaj zgjidh fjalët me kujdes, edhe pse mund të jetë e vështirë të gjesh ato të duhurat. Marrëdhënia juaj duhet të mbijetojë, por kuptimi ndaj njëri-tjetrit mund të mos funksionojë nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Demi – Intuita juaj po funksionon në një nivel të lartë, por ju nuk mund të kuptoni përshtypjet që po merrni. Emocionet, imazhet dhe simbolet që i merrni nga të tjerët mund të jenë të paqarta dhe mund të keqinterpretohen lehtë. Megjithatë, ato mund të jenë të rëndësishme. Shikojini ditën tjetër. Ju duhet të jeni në gjendje t’i kuptoni pastaj ti komentoni.

Binjakët – Energjia krijuese mund të jetë e lartë sot,  por ju mund të mos jeni në gjendje ta përdorni atë ashtu siç dëshironi. Ndoshta ju nuk keni një projekt për të punuar ose një bllok për të shkruar. Mund të vijnë ide, por ju nuk dini çfarë të bëni me to. Ideja më e mirë mund të jetë shkrimi i tyre. Vetë procesi i shkrimit mund të hapë dyert për ju. Së paku do të keni mendimet tuaja për një ditë tjetër.

Gaforrja – Një anëtar i familjes mund të largohet nga ju. Ky person duket se po kalon një krizë private emocionale dhe nuk është i prirur të besojë tek ju tani. Prirja juaj mund të jetë për ta shtyrë atë, por kjo mund të jetë një gabim. Jepni atij ose asaj mundësinë për të ndarë gjithcka ka me ju, kur të jetë momenti i duhur. Jini të durueshëm.

Luani – Ju mund të merrni disa telefonata të çuditshme sot. Mund të ketë disa numra të gabuar, ose miq që harrojnë pse të telefonuan! Komunikimi nuk ka të ngjarë të funksionojë normalisht, kështu që mund t’ju duhet të bëni një përpjekje për të zgjedhur fjalët e duhura, të hyni sa më shumë në hollësi dhe të kërkoni informacion. Përndryshe, gjërat mund të bëhen më të komplikuara.

Virgjeresha – Çështjet e parave mund të duken në ajër sot. Praktika juaj e zakonshme mund të të braktisë. Kjo mund t’ju zemërojë sepse jeni plotësisht i/e aftë të merreni me financat tuaja. Mos u shqetëso. Mangësia e të ardhurave do të kalojë nesër. Ndërkohë, merrni ndonjë ndihmë, ose nëse shqetësimet tuaja nuk janë shumë urgjente, pritni një ose dy ditë. Jepini vetes një pushim.

Peshorja – Ju mund të jeni në mes të një projekti emocionues me një partner/e dhe në ankth për të ecur përpara në mënyrë që ta paraqisni atë tek publiku. Por mund të ndiheni të hutuar dhe të paaftë të fokusoheni në punën tuaj. Mos u mërzisni shumë. Këto gjëra ndodhin. Jini të durueshëm dhe prisni deri nesër. Ju do të merrni kontrollin deri atëherë.

Akrepi – Nëse keni planifikuar të kaloni një ditë duke medituar, kjo është dita për ta bërë këtë. Ju jeni të fokusuar në një cështje, prandaj nuk mund të përqendroheni në punët e përditshme. Frymëzimi artistik mund të vijë më vonë, por mos prisni që të bëni ndonjë punë praktike. Ju jeni definitivisht jashtë kësaj bote.

Shigjetari – Komunikimi me miqtë dhe të dashurin/dashurën mund të kufizohet nga faktorët emocionalë. Ju mund të keni një tendencë të reagoni në komentet e rastësishme që ndoshta nuk janë keqdashëse, por që i keqinterpretoni si ofenduese. Mund të rezultojë çrregullime mbi asgjë, gjë që mund të rrisë tensionin e gjakut dhe nivelin e stresit për asnjë arsye. Duhet të mendoni para se të flisni dhe do keni një ditë më të mirë nesër.

Bricjapi – Një telefonatë mund t’ju informojë për vështirësitë në shtëpi. Kjo nuk është asgjë për tu alarmuar, vetëm se është nga ato raste që kërkon vëmendje. Mund të jetë aq e parrezikshme sa një pajisje e thyer. Kujdesuni për atë në mënyrë efikase në mënyrë që të mund të ktheheni në aktivitetet tuaja të përditshme. Rrini të qetë!

Ujori – Një mik ose një i afërm i largët mund të të thërrasë sot, ndoshta për të propozuar një vizitë. Kjo mund të mos jetë e përshtatshme. Vendimi yt do të bazohet në faktin se sa kujdesesh dhe sa shumë e do këtë person. Mendoni me kujdes para se të thoni nëse jeni i/e lirë apo jo.

Peshqit – Dokumentet financiare mund të të kenë befasuar sot. Ju ndoshta nuk keni kohë, as nerva të merreni me këtë, kështu që nëse nuk është urgjente, prisni një ose dy ditë sa të qetësoheni. Nëse keni nevojë të kujdeseni për të, mos kini turp që të konsultoheni me dikë tjetër. Ju do të kënaqeni kur ta bëni dhe nuk do pyesni veten nëse është e drejtë apo e gabuar.

/Ora News.tv/