Horoskopi ditor 05.02.2019

DASHI
Dy planete do jene te favorshem per lidhjen tuaj sot. Nga njera ane do jete Merkuri i cili do sqaroje keqkuptimet ne cift dhe nga ana tjeter Venusi, i cili do sjelle sensualitet dhe ngrohtesi. Beqaret, fale Marsit, planetit te deshirave do jene joshes dhe do ia kalojne mire. Financat jane te pakta? Ulini shpenzimet e kota dhe merrni masa. Fati do iu ndihmoje gjate kesaj dite, por nuk duhet t’i bini me shkelm.

DEMI
Jeta sentimentale do shkoje me se miri. Ata qe kane dhene shume nga vetja do jene me te privilegjuarit. Cdo sakrifice do iu shperblehet! Edhe beqaret duhet te pergatiten per disa ndryshime. Gjithsesi merreni cdo gje me qetesi dhe mos u nxitoni! Neptuni do kerkoje t’iu destabilizoje financat. Nese shmangni shpenzimet e nese e menaxhoni me maturi buxhetin gjarat do rregullohen.

BINJAKËT
Per ata qe jane ne nje lidhje, Dielli premton nje dite plot bashkepunim. Mundohuni te organizoni nje darke romantike dhe te flisni me teper me njeri-tjetrin. Beqaret do bien ne dashuri. Sot do iu duket sikur keni rilindur sepse emocionet dhe ndjenjat do jene te shumta. Gjate kesaj te diele do mund te beni edhe disa shpenzime me teper. Marsi dhe Plutoni do jene aleatet tuaj. Perfitoni!

GAFORRJA
Ambienti ne cift do jete i ngrohte dhe do mbrohet nga Venusi. Do ndiheni edhe me te afert me partnerin tuaj dhe do kuptoheni me mire. Flisni per cdo gje pa u stepur! Beqaret do joshin se tepermi me ane te energjise dhe guximit te tyre. Do keni mundesi te takoni dike pasionant. Mos e lini t’iu ike! Ne sektorin e financave do keni zhgenjime dhe disa vonesa ne hyrjen e parave. Kujdes!

LUANI
Qielli do te favorizoje dashurite e cifteve me kushtin qe ju te mos tregoheni me shume autoritare sesa duhet. Edhe pse jeni besnike dhe ndjenjat i keni te sinqerta, duhet te dini te merrni mendimin e atij para se te vendosni per dicka. Beqaret do ndeshin dike, me te cilin mund te linde nje histori e bukur dhe afatgjate. Financat do jene te shkelqyera. Realiozojini te gjitha deshirat qe keni!

VIRGJËRESHA
Rutina dhe detyrimet e jetes ne cift do iu duhen shume te renda dhe te padurueshme. Gjithsesi beni kujdes, mos merrni vendime te pamenduara mire. Planetet do te favorizojne nje histori te re dashurie per beqaret, e cila do i jape me shume ngjyra jetes suaj. Shfrytezojeni diten! Marredhenia me parate do jete e veshtire dhe nese nuk merrni masat e duhura do kete perkeqesime.

PESHORJA
Nervat tuaja do te vihen ne prove nga yjet sot. Ka rrezik te keni perballje te ashpra me partnerin. Mos insistoni shume se vetem ju keni te drejte per gjithcka sepse e keni gabim. Beqaret, sensuale dhe energjike me shume se kurre, do ndihen mire fale atyre qe do ndodhin sot. pergatituni! Mundohuni edhe pak per te ruajtur ekuilibrin financiar. Idete i keni te mira, mjafton t’i vini ne pune.

AKREPI
Edhe sot do jeni me shpresen qe partneri juaj do iu kushtoje me teper vemendje, por nuk do ndodhe keshtu. Rezistojini tundimit per te filluar nje aventure me dike tjeter, sepse lidhja juaj do te mare fund. Beqaret nuk do i shpetojne dot nje dashurie sot. Ne fakt me shume se nje terheqjeje sentimentale do jete nje terheqje sensuale. Yjet do iu ndihmojne te zgjidhni disa probleme financiare.

SHIGJETARI
Ata qe jane ne cift do e kalojne cdo pengese qe i ndante me partnerin. Meshkuj beqare do jene edhe me luftetare fale influences se Marsit. Ndrsa ju femra te dashura do jeni edhe me joshese. Nese dikush do iu pelqeje do beni cmos ta beni per vete. Do e keni shume te lehte gjate kesaj dite! Rishikojeni me kujdes buxhetin sot dhe mos beni asnje veprim per te cilin do pendoheni shpejt.

BRICJAPI
Prezenca e Saturnit ne qiellin tuaj do i vendose ne rrezik pjesen me te madhe te cifteve. Nese ky eshte rasti juaj, mos merrni asnje vendim te rendesishem pa u menduar mire. Per beqaret do mbreteroje nje klime jo fort e pershtatshme. Gjithsesi asgje e keqe nuk do ndodhe. Ne planin financiar do jeni me optimiste per te ardhmen dhe e do i merrni me lehte edhe pengesat qe mund t’iu dalin.

UJORI
Nese jetoni ne cift do kujdeseni deri ne detaj per partnerin tuaj. Dijeni qe edhe ai iu do fort! Beqaret nen ndikimin e madh te Merkurit do jene me shume sesa joshes. Do keni shume admirues por duhet te dini te zgjidhni personin e duhur. Cdo gje do kthehet ne favorin tuaj persa iu perket financave. Perfitoni nga influenca e Uranit qe te arrini atje ku keni dashur gjithmone.

PESHQIT
Ata qe jane ne cift do kerkojne me teper liri veprimi sot. Reflektoni mire para se te vendosni distance me njeri-tjetrin sepse mund te kete edhe ndarje. Influenca e disa planeteve ne qiellin e dashurise te beqareve, do sjellin me shume ritem. Kujdes nga ndikimi i Neptunit qe do iu shtyje drejt aventurave te rrezikshme. Mundohuni te beni pak ekonomi dhe tregohuni te matur me financat.