Horoskopi ditor 08.02.2019

DASHI
Marsi do ndikoje mjaft pozitivisht ne jeten e beqareve duke qene se do ndeze pasionin dhe deshiren per te qene prane dikujt. Gjithsesi njihuni mire me ate person para se te krijoni nje lidhje. Nese jeni ne cift do keni mundesi te komunikoni me teper dhe te kuptoni se cfare i pelqen atij. Do shqetesoheni per situaten financiare megjithese do behet fjale thjesht per nje problem te thjeshte.

DEMI
Nese keni krijuar tashme nje lidhje, do takoheni me lumturine dhe do perfitoni sa me shume kur te jeni prane atij qe doni. Mbeshtetja e Uranit do jete me e madhe gjate mbremjes. Per zemrat e vetmuara dita do jete e qendrueshme. Nje takim me interesant se me pare ka mundesi te ndodhe. Do jeni me te serte sesa zakonisht ne menaxhimin e financave, por edhe me pak kursimtare.

BINJAKËT
Beni kujdes gjate kesaj dite me agresivitetin tuaj sepse partneri nuk do mund ta duroje per nje kohe te gjate. Ai nuk ndan me ju ambiciet e tepruara dhe nuk mut te ece me ritmin tuaj. Gjeni sa me shpejt nje kompromis! Beqaret duhet te bejne kujdes. Jo te gjithe qe tregohen te sjellshem jane te sinqerte. Ne planin buxhetor do jete nje dite e qete. Do i menaxhoni me lehtesisht financat.

GAFORRJA
Ju qe jeni ne cift do ndertoni nje mur te forte mbrojtes rreth e rrotull jush ne menyre qe askush te mos ua prishe atmosferen dhe mos iu bezdise. Kujdes mos e teproni dhe te shkeputeni teresisht nga bota e jashtme. Nese jeni beqare nuk do mundoheni shume per te gjetur dike, sepse ai do vije vete tek ju. Financat ne teresi nuk do jene te keqija dhe mund te kete edhe rritje te tyre.

LUANI
Vetem Saturni do kete nje ndikim te drejtperdrejte ne jeten tuaj ne cift sot dhe duhet ta dini se ai nuk do sjelle mrekulli. Gjithsesi ata qe kane pasur probleme kohet e fundit do jene te mbrojtur. Beqaret do kene shume mundesi qe te takojne personin e endrrave por duhet te dini si ta ndertojne rrugen drejt atij. Urani do iu beje te shpenzoni se tepermi per gjera te kota. Kujdes sepse do pendoheni.

VIRGJËRESHA
Ndryshimet e menjehershme te sjelljes dhe humorit ka rrezik ta merzitin te dashurin tuaj sot. Bejini rezistence influences destabilizuese te Neptunit. Beqaret me shume sesa kurre do kene deshire te pelqehen. Meshkujt do kerkojne nje partnere me te cilen te krenohet ne rrethin shoqeror, ndersa femrat do kerkojne ate qe do i beje t’iu rrahe zemra fort. Mos e ekzagjeroni me shpenzimet.

PESHORJA
Gjithcka do shkoje mire sot ne jeten ne cift. Kujdes mos u tregoni shume posesive sepse do e beni partnerin t’ia mbathe me te katerta. Disa do shohin qe ai qe kane ne krah do shkoje edhe ne krahet e dikujt tjeter. Per beqaret nuk pritet te ndodhe asgje e rendesishme. Mundohuni te perqendroheni tek puna apo tek shkolla. Tronditje te papritura financiare mund te kete sot. Kujdes!

AKREPI
Jupiteri iu premton sot nje dite mjaft te mire ne planin sentimental. Do ndiheni te lumtur dhe ata qe jane te martuar mund te marrin lajmin e mire per nje femije. Nese jeni beqare do keni takimin me te bukur te gjithe vitit i cili do kete edhe nje te ardhme te ndritur. Mos e humbni kete mundesi! Me shume sesa kure do tregoheni te matur me financat dhe gjithcka do shkoje shume mire.

SHIGJETARI
Pasi jeni perballur me veshtiresi ne planin sentimental, ju cifte do e permiresoni marredhenien me partnerin tuaj. Edhe njehere do te rivendoset dialogu dhe do e largoni heshtjen. Beqaret nuk do kene aspak deshire te sakrifikojne lirine e tyre. Gjithsesi disa do kene mundesi te takojne personin e shumepritur dhe nuk duhet ta lene mundesine t’iu ike. Financat nuk do permiresohen por do ekuilibrohen.

BRICJAPI
Edhe pse dita do jene e mbushur me aksion dhe pasion ne dashuri ju nuk duhet ta lini veten te verboheni nga kjo gje. Ju beqare, sa me shume diskrete te tregoheni aq me shume terheqes do jeni per seksin e kundert. Ka mundesi qe te takoni dhe personin e endrrave dhe jeta juaj te marre ngjyrat e duhura. Pjesa me e madhe nuk do kete fare probleme financiare. Perfitoni nga kjo dite!

UJORI
Nuk do jete shume e keqe jeta juaj ne cift sot. I kujt eshte faji? I juaji. Do keni tendence te mbylleni ne vetvete dhe te sillni peshtjellime ne lidhje. Po nuk u shprehet si mund t’iu kuptoje partneri? Per beqaret nuk eshte cudi qe nje miqesi e vjeter te kthehet ne nje dashuri te bukur. Mos besoni tek lojrat e fatit sepse nuk do jete dite e favorshme per to. Mos beni as shpenzime te medha.

PESHQIT
Nen influencen e Saturnit do mundoheni te krijoni nje ambient harmonik ne lidhjen tuaj. Do kerkoni ta konsolidoni dashurine dhe nuk do terhiqeni aspak nga aventurat kalimtare. Venusi do i ndihmoje zemrat e vetmuara te kene takime ne rrethana te vecanta dhe ne vende te cuditshme. Perfitoni! Nese financat jane te dobta beni nje analizim me te mire qe te kuptoni fillimisht shkaqet e gjithe kesaj.