Horoskopi ditor 1 Janar 2019

DASHI
Do jeni shume te perqendruar per mireqenien e jetes suaj ne cift gjate kesaj dite. Ky vit do te filloje mbare dhe do kaloni nje te diele te kendshme. Beqaret nuk duhet te fillojne aventura pa nje te ardhme, por te presin edhe pak per nje lidhje serioze. Ne planin financiar do keni mbeshtetjen e yjeve. Perfitoni sa me shume qe ta rregulloni situaten e nderlikuar qe eshte krijuar.

DEMI
Kjo dite do jete e mrekullueshme per te gjithe te dashuruarit. Saturni do iu sjelle me shume harmoni. Perfitoni sa me teper te mundni! Beqaret duhet te mendohen mire kur te takojne dike dhe te mos nxitohen per vendimet qe do marrin. Merrini hapat nje nga nje! Urani do ua mbroje financat. Disa do kene edhe me shume fat dhe do e permiresojne buxhetin. Shfrytezojeni diten sa te mundni!

BINJAKËT
Dashuria mbi te gjitha sot! Venusi do e privilegjoje marredhenien e ngrohte dhe plot pasion. Partneri do iu beje edhe nje surprize te kendshme. Beqaret do afeksionohen se tepermi ndaj nje miku te vjeter. Duke ndenjur me afer tij do e kuptoni se keni me shume sesa nje simpati. Urani rrezikon te sjelle te paprituara jo te kendshme ne planin financiar. Tregohuni te kujdeshem dhe te vemendshem!

GAFORRJA
Kenaqesia dhe mireqenia do jene ne qender te vemendjes. Keni kerkuar harmonine ne lidhjen tuaj? Jo vetem qe do ta gjeni ate por do jeni sensule dhe do kaloni momente romantike. Kujdes vetem nga xhelozite! Nese jeni beqare qe keni kohe qe po kerkoni shpirtin binjak do e gjeni me ne fund. Zona qe lidhet me financat do ndikohet nga Hena e cila do sjelle disa pengesa. Kujdes!

LUANI
Nese lidhja me partnerin eshte e stabilizuar pritet nje dite mjaft e kendshme. Do e toleroni me teper partnerin dhe do beni edhe leshime. Beqaret do nisin nje histori te vecante dashurie e cila do i beje te perjetojme me shume emocione sesa e kishin parashikuar. Ne planin financiar jane femrat ato qe do jene me te privilegjuarat. Nese keni nje biznes tuajin matuni mire per vendimet.

VIRGJËRESHA
Jeni ne cift dhe doni te ndryshoni rutinen? Deshira juaj do te behet realitet dhe lumturia do iu rrethoje gjate gjithe dites. Ne intimitet do jeni pasionante! Nese jeni beqare, do hapni nje faqe te re ne jeten tuaj sentimentale, me te bukur dhe me shpresedhenese. Influenca e planeteve nuk do jete shume pozitive per financat. Mundohuni ta menaxhoheni me me zgjuarsi buxhetin sot.

PESHORJA
Ne pamje te pare duket se marredhenia me partnerin do shkoje mire, por ne fakt ai do jete i merzitur shume me ju. Flisni me te dhe kerkojini t’ua thote! Beqaret nuk do e dine as vete nese ate qe do njohin do e mbajne vetem mik apo te dashur. Veshtiresia juaj eshte se doni te jeni te pavarur. Tregohuni me teper vigjilente me financat sot dhe cdo gje do shkoje mire ne ditet qe do vijne!

AKREPI
Me mbeshtetjen qe do iu jape Venusi, do kerkoni risi ne jeten ne cift dhe do t’i gjeni. Edhe pse mund te debatoni mbi nje teme nuk duhet te mendoni se lidhja do te tronditet. Cdo cift ka debate! Edhe beqaret do do perkrahen nga yjet, te cilet do iu sigurojne nje takim mbreselenes. Do mendoni te merrni nje kredi sepse financat nuk jane te mire, por mendohuni mire para se te vendosni.

SHIGJETARI
Nuk do doni ta privoni veten nga aventura dashurore gjate kesaj dite. Kujdes sepse partneri nuk do i mbylle syte dhe nuk do kete me kthim mbrapa. Per beqaret nuk do kete takime dhe dashuri. Merruni me dicka tjeter qe te mos merziteni duke menduar. Shmangni cdo investim te madh dhe te pabaze sepse financat nuk jane aspak te stabilizuara. Mos merrni as hua sepse nuk do i shlyeni dot.

BRICJAPI
Venusi do ndikoje me shume se cdo dite tjeter te vitit ne jeten tuaj ne cift duke iu krijuar nje klime plot ngjyra dhe mjaft te ngrohte. Shfrytezojeni diten deri ne sekonden e fundit sepse do keni edhe surpriza. Hena do jete planeti me i favorshem per beqaret. Disa do kene mundesine edhe te stabilizohen perfundimisht. Ne sektorin e financave do iu jepen mundesi te mira per te permiresuar situaten.

UJORI
Nen influencen e Merkurit, partneri juaj do iu jape nje prove te bukur dashurie. Kjo nuk do te thote qe ju duhet te flini dhe te mos beni asgje. Te dy palet duhet te bashkepunojne qe ndjenjat te mos shterrojne! Beqaret do jene me te hapur dhe do kene sukses ne dashuri. Perfitoni! Mos hezitoni te nenshkruani kontrata gjate kesaj dite. Perspektivat financiare do jene te shkelqyera.

PESHQIT
Jeta ne cift do jete ashtu si e keni pritur, madje edhe me e mire. Cdo gje do jete ne favorin tuaj dhe do e perforconi me teper lidhjen qe keni krijuar. Beqaret do e humbin sot besimin tek vetja, megjithate nje takim i vecante do ua ngreje moralin. Financat do marrin nje udhe tjeter sepse ju do gjeni menyren e duhur per t’i stabilizuar ato. Do merrni edhe disa propozime per pune te rendesishme.