Horoskopi ditor 1 Prill 2019

DASHI
Ambienti ne jeten sentimentale te cifteve nuk do jete shume i qete dhe i ngrohte. Me sa paku do keni debate dhe ne rastin me te keq do thurni genjeshtra. Kujdes! Per beqaret do jete Urani ai qe kete ndikim shume te madh. Pranojini takimet por mos dilni nga realiteti sepse do pesoni zhgenjime. Do beni cmenduri me shpenzimet sot dhe vetem pasi financat te pakesohen do e kuptoni kete.

DEMI
Nese jeni te lumtur nen pranine e partnerit tuaj, po iu theme se sot do e perforconi edhe me teper bashkepunimin mes jush. Pasioni do vije furishem dhe nuk do shterroje lehtesisht. Beqaret do jene me enderrimtare se kurre dhe nuk do kene deshire te fiksohen diku. Ne planin financiar mos mendoni vetem per sot, por edhe per te ardhmen. Tregohuni paksa te kursyer me shpenzimet!

BINJAKËT
Do ndiheni mire gjate kesaj dite dhe do e largoni edhe ate pak agresivitet qe iu kishte ngelur. “Lufta” qe kishit nisur me parterin do mbaroje njehere e mire dhe do vendoset bashkepunimi. Beqaret do beje per vete shume persona, por vetem njeri do i terheqe me se shumti. Shprehuni! Buxheti ka mundesi te rritet dalngadale dhe ju nuk do shqetesoheni me as per shpenzimet e perditshme.

GAFORRJA
Situata per ciftet nuk do jete edhe aq euforike. Edhe pse e dini qe beni gabim ju serish nuk do beni as me te voglin leshim dhe nuk do tregoheni kavaliere. Kujdes sepse mund te perballeni me surpriza aspak te kendshme. Beqaret do perfitojne mjaft nga liria e tyre dhe nuk do kene shume deshire te krijojne nje lidhje. Edhe pse financat nuk do jene shume te mira, mos merrni hua.

LUANI
Gjate gjithe kesaj dite do e shihni me dyshim partnerin. Mos e teproni me xhelozine dhe kerkesat tuaja sepse mund te lindin debate. Mos beni as shume pyetje dhe mos i dramatizoni gjerat. Flisni me te, por gjeni menyren e duhur. Beqaret duhet te shohin gjithkund sot sepse me shume gjasa do gjejne dashurine. Doni te potesoni kapricot tuaja? Gjithsesi, mos e teproni me shpenzimet!

VIRGJËRESHA
Gjerat ne dashuri do jene me serioze sot. Se bashku me partnerin do jeni nje ekip i forte dhe secili do mbaje pergjegjesite e veta. Nese vazhdoni en kete rruge e ardhmja do jete e ndritur dhe lidhja do shkoje gjate. Beqaret nuk duhet te rrezikojne shume vetem e vetem per te bere per vete ate qe duan. Me financat nuk do tregoheni te matur dhe ka rrezik te lindin goxha probleme.

PESHORJA
Mjedisi yjor do te favorizoje mjaft gjate kesaj dite jeten ne cift. Se bashku me partnerin do jeni nje dyshe e forte dhe do perballoni cdo pengese qe do iu dale para. Per beqaret do jete nje dite premtuese. Do jeni me fat dhe mund te beni takimin e pritur prej disa kohesh. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak, por perseri ju do jeni te shqetesuar duke qene se doni te pasuroheni menjehere.

AKREPI
Te nxitur nga Saturni, ju do jeni te gatshem te beni te gjitha leshimet e mundshme, vetme vetem qe t’ia kaloni mire me partnerin. klima ne cift do filloje te ngrohet dalngadale. Nese zemra juaj eshte e lire ka shume mundesi qe kesaj here te zihet nga dikush i vecante. Tregohuni me te hapur dhe mos keni frike te tentoni. Pas nje periudhe te veshtire ne planin financiar gjerat do fillojne te rregullohen.

SHIGJETARI
Marsi dhe Venusi do influencojne njekohesisht jeten tuaj sentimentale. Edhe pse nuk do kete emocione te medha dita do jete e qete dhe e kendshme. Shfrytezojeni! Beqaret do kalojne ore te paharruara. Hiqeni turpin dhe lereni veten sa me te lire. Do e shihni qe do ndiheni edhe vete me mire. Mblidhini forcat dhe bejuni balle problemeve financiare. Disa miq do iu mbeshtesin mjaft.

BRICJAPI
Dita per ciftet do jete shume e qete dhe pa asnje te vecante. Mundohuni te pakten te mos krijoni debate me njeri-tjetrin sepse nuk do ndiheni komode. Beqaret do parapelqejne aventurat, mbase edhe pa te ardhme, por qe do iu dhurojne atyre emocione te medha. Ne planin financiar mo mendoni vetem per momentin. Tregohuni me largpames sepse vetem keshtu do ulni shpenzimet.

UJORI
Edhe gjate kesaj dite, jeta sentimentale do jete ajo qe i shqetesoje me shume ciftet. Edhe pse do kete momente te mbushura me pasion serish nuk do e ndieni veten rehat. Flisni me nje psikolog me mire sepse ai do iu jape keshillat e duhura. Emocionet per beqaret do jene shume te medha. Shfrytezojini! Fati do iu buzeqeshe ne planin financiar. Tashme ju mund te beni edhe ndonje shpenzime me teper.

PESHQIT
Ja me ne fund nje dite gjate se ciles pasioni ne cift do arrije kulmin. Gjeni kohen per te qendruar sa me afer partnerit tuaj sepse edhe intimiteti do jete me i vecante. Do dashuroni si adoleshente! Beqaret, te ndihmuar nga venusi do kene pafund mundesi per te nisur aventura. Kujdes me financat sepse ato nuk do jene ne gjendjen e tyre me te mire. Gabimi me i vogel do iu kushtoje.