Horoskopi ditor 10 Janar 2019

DASHI
Fale mbeshtetjes qe do iu jape Merkuri ju do ia dilni te largoni rutinen nga jeta ne cift. Perfitoni nga cdo moment per te forcuar lidhjen qe keni krijuar. Edhe pse vetmia do iu rendoje beqareve, ata nuk duhet te hidhen ne krahet e te parit qe do iu dale para. Behuni te duruar! Do nxitoni per te rritur te ardhurat tuaja sot. Meqe fati do jete ne anen tuaj do arrini ato qe doni. Kujdes me shpenzimet!

DEMI
Ceshtjet e zemres do kene te gjitha mundesite te rregullohen fale ndikimit pozitiv te Venusit dhe Marsit. Me ne fund do arrini ta fitoni teresisht zemren e atij qe keni prane. Ata qe jane vete do i gjejne nje kuptim jetes se tyre dhe gezimi do iu pushtoje shpirtin. Fale ndikimit te Diellit ne sektorin e parave do i rrisni te ardhurat por do harxhoni shume. Kujdes, mos i kaloni limitet!

BINJAKËT
Gjithcka do shkoje mire per ciftet. Do merrni iniciativa, komunikimi do jete me i ngrohte dhe do keni me teper deshire per te jetuar. Do iu dhimbsen pak ata qe ende nuk e kane njohur dashurine. Beqaret edhe pse do e kene te veshtire te krijojne nje lidhje, personi qe do takojne do i beje te ndryshojne mendim. Mos shpenzoni pa kufij sot por vendosni disa rregulla tek financat.

GAFORRJA
Fale ndikimit te madh te Venusit, do i jepni nje rendesi shume te madhe jetes suaj ne cift. Gjithsesi mos u tregoni shume kerkues dhe absolute sepse gjithmone ngelet dicka per te permiresuar. Per beqaret do te shfaqen perspektiva te reja sentimentale. Do ndiheni mire! Ne planin financiar do arrini ta ekuilibroni buxhetin duke qene se nuk do shpenzoni shume.

Loading poll ...

LUANI
Jeta juaj sentimentale nuk do jete shume e qete per shkak te turbullirave planetare. Do keni aq shume kerkesa saqe ai qe keni ne krah nuk do dije cfare te beje me pare. Nga darka gjerat mund te ndryshojne nese ndryshoni sjellje. Per beqaret nuk do kete asnje te re. Te ardhurat financiare do te rriten. Do merrni iniciativa, do jeni te vendosur dhe do limitoni rreziqet. Ju lumte!

VIRGJËRESHA
Marredhenia me partnerin nuk do jete e qete. Kujdes! Mos i mbyllni syte dhe te silleni sikur cdo gje po shkon mire, sepse do jeni ju te humburit. Beqaret nuk do kalojne pa u vene re. Sharmi juaj do duket qarte dhe do kaloni edhe momente pasiononte prane dikujt qe do takoni. Merrni masa ne planin financiar qe te gjeni zgjidhje per financat. Shlyejini sa me shpejt edhe borxhet qe keni.

PESHORJA
Lumturia do pushtoje sot te gjithe te lindurit e kesaj shenje. Per ciftet, Jupiteri do sjelle fat ndersa Venusi do e shtoje dashurine. Dita e sotme do jete mjaft sensuale! Edhe per beqaret, te cilet do kene takime te rendesishme, cdo gje do shkoje me se miri. Perfitoni! Energjia per t’ia dale ne planin financiar nuk do iu mungoje, por ju nuk duhet te jeni shume te shperqendruar.

AKREPI
Hena do iu beje shume te paqendrueshem dhe ka rrezik te pendoheni qe keni krijuar nje lidhje. Mos u tregoni cinike dhe mos enderroni me shume sesa duhet. Beqaret do jene ne kerkim te dashurise ideale. Kujdes, sepse mund edhe te fiksoheni pas nje mirazhi gjate kesaj dite! Ne planin financiar do keni probleme te cilat do ua heqin buzeqeshjen. Mos u dorezoni por “luftoni”!

SHIGJETARI
Influenca e Venusit do e permiresoje komunikimin me partnerin dhe do i shprehni me teper ato qe mendoni. Do beni gjithcka per ta kenaqur ate qe keni ne krah! Beqaret do ia dalin mbane te gjejne personin qe po kerkonin. Takimi do jete vendimtar dhe do iu sjelle gezimin qe prisnit. Kujdes nga influenca e Jupiterit tek financat. Ai do iu nxite te shpenzoni shume dhe kot se koti.

BRICJAPI
Kjo dite nuk do jete shume e favorshme per ata qe jane ne cift. Komunikimi do jete i veshtire dhe merzitja do te shtohet. Me shume sesa ndjenja reale do keni iluzione. Venusi do i ndihmoje beqaret te joshin dhe te krijojne nje lidhje me nje person inteligjent dhe qe do i beje te ndihen mire. Keshillohuni me dike per financat dhe do gjeni nje burim tjeter per te rritur te ardhurat. Ju mundeni!

UJORI
Ne jeten ne cift do iu dalin para disa pengesa te cilat duhet t’i kaloni. Vetem pas kesaj do mund te realizoni disa nga deshirat tuaja. Nese jeni vetem, ndjenjat do marrin prioritet dhe planetet do te favorizojne nje lidhje e cila do t’i rezistoje kohes. Pergatituni! Financat do jene te privilegjuara dhe situata do vije duke u permiresuar nese ju i pranoni gabimet qe keni bere ne te kaluaren.

PESHQIT
Jeta ne cift rrezikon te jete e tensionuar. Ju duhet me patjeter te mos impononi vullnetin tuaj tek partneri duke menduar se gjithmone keni te drejte. Lereni porten te hapur per dialog! Beqaret nga ana tjeter do kene kushtet e duhura per te pare dashurine te lulezoje. Disa do krijojne edhe nje lidhje te lumtur dhe jetegjate. Shmangni shpenzimet e tejskajshme sepse do rrezikonit shume!