Horoskopi ditor 11 Janar 2019

DASHI
Nese nuk fiksoheni shume pas defekteve dhe te metave te partnerit tuaj, kjo dite do jete shume e kendshme per t’u jetuar. Mundohuni sa te mundni! Ambienti yjor do e shtoje deshiren e beqareve per te rimuar dashurine me perjetesine. Planetet do bejne gjithcka per ta realizuar kete. Edhe ne planin financiar do keni fat, por duhet me patjeter te shmangni marrjen e rreziqeve te medha.

DEMI
Ata qe jane ne cift do kene mbeshtetjen e Marsit, qe do iu sjelle energji e sensualitet, dhe te Venusit qe do iu sjelle dashuri dhe joshje. Dita eshte mjaft premtuese! Beqaret do e bejne te qarte se nuk duan te angazhohen nese nuk e gjejne personin e vecante. Kesaj here mund te jete momenti i duhur. Saturni do iu mbroje financat. Mund te keni edhe hyrje te papritura parash.

BINJAKËT
Influenca shume e madhe e Venusit do iu siguroje cifteve nje dite te kenaqshme, te mbushur me dashuri dhe pa asnje pengese. Do e arrini shume lehte ekstazen dhe qiellin e shtate! Beqaret do e gjejne shpirtin binjak ne shoqerine e miqve te tyre. Ai te cilit do ia vini syrin do behet i juaji! Ekuilibri financiar do jete i qendrueshem, me kusht qe ju te mos rrezikoni me shume sesa duhet.

GAFORRJA
Dita e sotme per ciftet do jete e kendshme dhe mjaft harmonike. Marredhenia me partnerin do jete e mbushur me bashkepunim dhe ngrohtesi. Kujdes nga Marsi i cili mund te sjelle nje humbje te lehte te deshires. Dielli do te favorizoje mjaft dashurite e beqareve, ndersa Saturni do shtoje deshiren per qendrueshmeri dhe besnikeri. Tregohuni vigjilente me financat dhe mos jepni hua.

LUANI
Pavaresisht te gjitha veshtiresive qe keni pasur ne jeten ne cift, sot do kaloni ore te kendshme prane partnerit. Perfitoni sa me shume sepse kur ceshtjet e zemres shkojne mire gjithcka do shkoje per mrekulli. Beqaret nuk duhet te rreshtin se kerkuari kudo shpirtin binjak sepse gjithe mundi juaj do te shperblehet. Mundesite per te rritur financat do jene prezente. Mundohuni t’i shfrytezoni!

VIRGJËRESHA
Gjithcka do rrjedhe si duhet per ciftet. Do merrni iniciativa, do komunikoni me teper dhe do ia kaloni mire. Persa i perket jetes sentimentale te beqareve mos kerkoni te entuziazmoheni qe ne fillim dhe ta idealizoni ate qe do takoni. Nga ana tjeter ngrohtesia, bashkepunimi dhe butesia nuk bejne asnjehere keq. Influenca e planeteve tek financat do jete kontradiktore. Beni kujdes!

PESHORJA
Me Venusin ne anen tuaj, ka mundesi qe nderkohe qe te gjithe te luftojne me ndikimin negativ te yjeve, ju te shijoni qetesisht dashurine tuaj. Shfrytezojeni sa te mundni diten! Per beqaret gjithashtu kjo e merkure do jete e mire. Edhe pse nuk do gjeni dashurine e madhe aventurat do jene interesante. Tregohuni me te arsyeshem me financat, sepse nese e lini veten te lire keni rrezik te pengoheni.

AKREPI
Merkuri do iu sjelle momente shume te lumtura sot nga te cilat ju duhet te perfitoni sa me shume. Per ata qe jane te martuar mund te vije nje femije ndersa per beqaret mund te filloje nje dashuri intensive me dike qe nuk eshte i lire. Jupiteri do iu mbroje ne planin financiar. Rezultati: ekuilibri do jete ne teresi i mbrojtur. Nese ne nje moment duhet te beni nje zgjedhje, mendohuni mire!

SHIGJETARI
Mos degjoni Jupiterin sot i cili do iu beje shume kerkues ne dashuri. Shpjegojani partnerit gjithcka qe beni dhe ne ndonje rast kerkojini edhe mendim. Tregohuni me diplomate me te! Beqaret nuk do duan te fillojne nje lidhje serioze por nuk jane as kunder nje aventure kalimtare. Venusi do ua plotesoje deshiren! Me financat do i keni punet shume mire. Endrrat do te realizohen.

BRICJAPI
Jeta ne cift nuk do kete ndonje gje te vecante gjate kesaj dite. Edhe pse mund te beni ndonje fjale me njeri-tjetrin ato do jene pa rendesi. Do e ndieni se e doni shume ate qe keni ne krah. Beqaret mund te kene dashuri me shikim te pare. Pak nga pak ai person do zere nje vend mjaft te rendesishem ne jeten tuaj. Hyrja e parave do jete e mire, por edhe shpenzimet do rriten. Kujdes!

UJORI
Gjate kesaj dite marredhenia me partnerin do te perforcohet dhe jeta ne cift do rrethohet nga influenca mjaft e mire e Venusit. Sharmi do mbizoteroje! Fale Uranit, aftesia joshese e beqareve do jape fryte. Do keni shume fat dhe perseri do jeni po aq te lire. Nuk ka lindur ende ai qe “t’iu mbylle ne kafaz”. Plutoni do sjelle ulje te te ardhurave dhe shtim te shpenzimeve. Organizohuni me mire!

PESHQIT
Per ciftet te cilet kane kohe qe kane nje lidhje, dashuria do shkoje me se miri. Do krijoni nje ambient plot detaje te bukura qe do ua mbushin shpirtin. Beqaret duhet te pergatiten per dashuri me shikim te pare. Mos u nxitoni per asgje, por jetojeni sa me mire cdo moment. Dielli do jete mjaft i favorshem ne planin financiar. Ai do iu sjelle fat dhe mjaft sukses. Perfitoni sa te mundni!