Horoskopi ditor 11 Shkurt 2019

DASHI
Ata qe jane ne cift do e kuptojne me mire sot se sa e forte eshte lidhja e tyre. Do keni perballje per punen dhe influence nga familja. Do i rezistoni gjithckaje! Beqaret do thone genjeshtra shume te medha vetem e vetem per te terhequr vemendjen e atij qe pelqejne. Mos i kaloni limitet sepse tjetri pelqen sinqeritetin. Ne planin financiar duhet maturi. Mos beni asgje sipas kokes suaj!

DEMI
Do shtoni pak fantazi ne lidhjen tuaj sot dhe do merrni ate qe aq shume keni deshiruar. Partneri do suprizohet dhe do kenaqet. Shpesh do ndiheni edhe te lumtur. Ju beqare mos u shqetesoni. Yjet nuk do iu lene vetem dhe mund te njiheni me dike mjaft terheqes. Per t’u ndjere sa me mire kenaqeni veten dhe lereni fantazine t’iu udheheqe. Gjithsesi kujdes mos zbrazni gjithe llogarine bankare.

BINJAKËT
Kjo dite do jete e ngrohte per ata qe jane ne nje lidhje dhe do perjetojne mjaft kenaqesi. Ne vecanti, yjet do i bejne ata qe kane kohe qe jane ne cift ta ruajne ende komunikimin. Ju beqare nuk duhet te tregoheni te paduruar sepse do beni gabime per te cilat do pendoheni shpejt. Merruni seriozisht me financat ne menyre qe te arrini atje ku doni dhe mos keni probleme.

GAFORRJA
Nese deri tani keni pasur nje lidhje te shendetshme, beni kujdes sot me impulsivitetin. Ne rast tensioni ekstrem, gjeja me e mire eshte te largohesh nga ai ambient. Cdo gje do rregullohet shpejt! Beqaret do kene takime me disa persona jashte qytetit te tyre. Mund te linde nje dashuri pasiononte dhe me te ardhme. Ne planin financiar do keni fat dhe do jeni mjaft te organizuar. Bravo!

LUANI
Venusi do influencoje jeten sentimentale te cifteve dhe do i beje ata me bashkepunues me njeri-tjetrin. Do beni cmos qe klima mos ftohet aspak. Per beqaret do kete mjaft te reja. Eshte e sigurt qe do filloni nje lidhje dhe shume shpejt do e kuptoni se nuk behet fjale per deshira, por eshte dashuri e vertete. Marsi do influencoje financat duke shtuar shpenzimet. Kujdes sepse do filloni te rendoheni dalngadale.

VIRGJËRESHA
Marredhenia me partnerin do bazohet shume tek sinqeriteti. Secili do respektoje personalitetin e tjetrit duke kaluar keshtu kufijte e nje cifti tradicional. Edhe pse perseri dashuria per beqaret do jete e rendesishme, sjo nuk do dominoje dot mbi interesat tuaja materiale. Do jeni te shqetesuar per buxhetin dhe fati nuk do jete ne anen tuaj. Beni shume kujdes me shpenzimet dhe keshillohuni me eksperte.

PESHORJA
Do e keni te veshtire t’i rezistoni tundimit per gjera te reja ne jeten sentimentale. Do jeni ne kerkim te nje lirie me te madhe dhe do perfitoni nga cdo moment kenaqesie vetem te mos behet fjale per partnerin tuaj. Kujdes sepse do rrezikoni se tepermi! Beqaret do perjetojne aventura te qeta. Do shpenzoni me shume sesa duhet dhe jo gjithmone per gjera qe ia vlejne. Kujdes sepse situata nuk eshte e mire.

AKREPI
Beqaret ka shume mundesi te bejne nje takim interesant ne rrethin profesional. Edhe deshirat me te cmendura do iu lejohen kete dite. Me nje sensualitet djallezor, ju do abuzoni me pushtetin joshes pa qene shume te vetedijshem. Per ciftet, disa probleme materiale do sjellin tension. Ne sektorin financiar gjerat do shkojne me se miri dhe ju do ndiheni te qete. Mund te blini edhe ate qe iu ka pelqyer.

SHIGJETARI
Edhe pse do jeni pak te zene me jeten profesionale dhe ate materiale perseri do gjeni kohen e duhur per ta kaluar me partnerin. Disa projekte te perbashketa do iu bejne te qendroni edhe me afer njeri-tjetrit. Beqareve vetmia do iu rendoje se tepermi dhe aventurat pa te ardhme nuk do i kenaqin. Mos krijoni lidhje sot! Me financat do tregoheni impulsive dhe do merrni vendime te gabuara.

BRICJAPI
Nen krahet mbrojtes te Venusit dashuria ne cift do iu pushtoje. Do bashkepunoni me teper me njeri-tjetrin dhe do kaloni momente pasiononte me te. Beqaret do jene shume te shoqerueshem por edhe do zgjedhin kur behet fjale per te dashurin. Kete dite do keni fat! Sektori i financave nuk do influencohet fare nga yjet dhe ekuilibri nuk do tronditet aspak. Beni shpenzimet qe keni per te bere.

UJORI
Sektori i dashurise se cifteve nuk do ndikohet nga planetet dhe nuk do keni per cfare te shqetesoheni. Marredhenia me partnerin do jete shume e mire. Per beqaret dita do jete mjaft stimuluese. Takimet qe do beni do iu sjellin buzeqeshjen e munguar prej kohesh. Financat do kene nje rritje te konsiderueshme, mbase edhe nga ndonje trashegimi. Fat do kene edhe ata qe pelqejne lojrat e fatit.

PESHQIT
Kujdes nga Saturni sot i cili ka rrezik t’ua nderlikoje jeten ne cift. Shmangjuni debateve te cilat mund te shkaterrojne cdo gje. nuk eshte momenti i duhur per skena xhelozie dhe per provokime. Planeti Venus do i beje beqaret te parrezistueshem dhe do jene shume joshes. Do arrini ate qe keni kerkuar! Ne sektorin financiar duhet te merrni masa drekonike qe gjithcka te shkoje mire!