Horoskopi ditor 14.01.2019

DASHI
Jo vetem qe Venusi do te ndikoje ne shenjen tuaj, por ai do bashkepunoje edhe me Jupiterin i cili eshte planeti me i favorshem. Te dy do iu premtojne shume dashuri. Nese jeni te martuar do takoni lumturine dhe pasionin e madh. Nese jeni vetem mund te keni takime por nuk duhet te nxitoheni. Disa probleme financiare do te zgjidhen, por kjo nuk do te thote qe ju nuk do kujdeseni me per buxhetin.

DEMI
Kjo dite do jete per ciftet nje nga ato ditet e rralla e mbushur me pasion dhe dashuri te cmendur. Mos e prishni ambientin me ndryshime humori. Beqaret nuk do kene shume mundesi per te gjetur shpirtin binjak, por do kalojne nje dite te kendshme. Persa i perket planit financiar, ju duhet te beni disa kufizime me shpenzimet e tepruara. Saturni do te favorizoje paksa buxhetin.

BINJAKËT
Nen pranine e partnerit tuaj do perjetoni lumturine sot. Ne krahet e tij ju do te rigjeni formula qe do ta perforcojne edhe me teper lidhjen. Shpreheni cdo gje qe mendoni sepse i dashuri nuk do e mare per keq. Beqaret do kene nje dite te favorshme dhe do kembengulin per te gjetur personin e duhur. Urani dhe Neptuni do iu mbeshtesin tek financat dhe ato do jene te stabilizuara.

GAFORRJA
Per ato cifte qe kane kohe qe jane bashke do jete nje dite per t’u menaxhuar me maturi. Saturni do sjelle merzitje, plogeshti dhe do enderroni vetem ndryshimet. Beqaret do takojne dike dhe menjehere do mendojne per te ardhmen. Nuk do keni zhgenjime! Duke qene se sektori i financave do te dominohet nga Urani dita do jete e mire edhe pse pa permiresime te ndjeshme.

LUANI
Gjate kesaj dite do sistemoni gjithcka ne jeten ne cift dhe do merrni edhe vendime te bazuara sa tek arsyeja po aq edhe tek zemra. Ne te gjitha rastet lumturia nuk do te cenohet dhe do perjetoni kenaqesi. Perspaktivat per beqaret jane te mira. Mund te keni edhe nje dashuri me shikim te pare reciprok. Tregohuni vigjilente me financat sepse situata nuk do jete shume e qendrueshme.

VIRGJËRESHA
Marredhenia me partnerin do jete me e mire nese ju tregoheni ma pak autoritare. Sigurisht qe ju jeni besnike dhe ndjenjat tuaja jane te sinqerta, por duhet te mundoheni te kerkoni edhe mendimin e atij kur keni per te marre vendime. Beqaret, fale Venusit do kalojne momente te bukura. Edhe pse do mundoheni t’i organizoni mire financat nuk do i shmangni dot problemet.

PESHORJA
Jeta ne cift do ndikohet negativisht nga Neptuni. Do kete momente kur ai qe keni ne krah nuk do iu njohe me. Ne vend qe te flisni me te ju do te mbylleni ne vetvete. Ndryshojeni situaten! Beqaret do e ndiejne edhe me teper peshen e vetmise dhe mezi do e durojne. Beni edhe pak durim! Ne fillim te dites do perballeni me nje problem financiar, por dita do te mbyllet mire.

AKREPI
Gjate dites se sotme ju dhe partneri, do keni nje takim me persona te tjere. Gjithcka qe do ndodhe do iu beje te ndryshoni menyren e te menduarit dhe te vepruarit ne jeten ne cift. Beqaret duhet te ruajne vetekontrollin sepse situata mund t’iu dale jashte kornizave. Kujdes! Ceshtjet financiare do jene te mbrojtura, por kjo nuk iu pengon qe te tregoheni me te matur.

SHIGJETARI
Fale Venusit, klima ne jeten ne cift do jete e qendrueshme. Ta qe kane pasur zenka do te pajtohen dhe do e forcojne lidhjen. Nese e keni lene disa pas dore ate qe keni ne krah beni ndryshimet e duhura. Jeta seksuale do jete e mire! Dielli do ndikoje pozitivisht per beqaret. Do keni aventura. Kujdesuni per financat dhe mos beni asnje shpenzim pa u menduar mire dhe pa pare buxhetin!

BRICJAPI
Nese jeni ne cift yjet nuk do arrijne t’iu destabilizojne por do keni disa debate dhe mosmarreveshje te vogla. Nese jeni nje zemer e vetmuar, dita do jete shume e bukur per t’u jetuar edhe pse do filloni nje aventure pa te ardhme. Me Neptunin te pozicionuar mire ne qiellin tuaj do keni fat me financat. Por kujdes sepse ka rrezik te tregoheni edhe te pamatur me shpenzimet.

UJORI
Ndikimi i Jupiterit ne sektorin e dashurise do jete shume i favorshem. Nese jeni ne nje lidhje do ndiheni te lumtur me ate qe keni prane dhe do perjetoni mjaft kenaqesi se bashku. Dita e beqareve do jete e mbrojtur. Ka shume mundesi qe ju te takoni dike qe t’iu binde te krijoni nje lidhje. Kujdes me parate! Nga njera ane do doni te beni ekonomi por nga ana tjeter do shpenzoni pa mase!

PESHQIT
Jupiteri do iu ndihmoje edhe ju te forconi bashkepunimin me partnerin dhe te ngrohni klimen ne cift. Beqaret do terhiqen tmerresisht nga dashurite e pamundura. Kthehuni sa me shpejt ne realitet dhe kenaquni me ate qe do iu ofrohet! Shume maturi duhet te tregoni ne sektorin e financave. Nese e menaxhoni me mencuri ate gjithcka do shkoje me se miri. Ju mund t’ia dilni!