Horoskopi ditor 18 Prill 2019

DASHI
Nen ndikimin e Venusit ju do kerkoni me teper kohe per te reflektuar dhe per te qene pak vetem. Flisni hapur me partnerin dhe ai do iu kuptoje, madje mund te tregohet edhe me tolerant se kurre. Dashurickat e beqareve do jene te favorizuara dhe ata do mund te gjejne personin e duhur. Do filloni projekte ambicioze sot ne menyre qe te rrisni te ardhurat. Do ia dilni mbane me sukses.

DEMI
Per sa iu perket ceshtjeve te zemres ambienti pritet te ndryshoje teresisht. Ju do keni shume nevoje per qetesi dhe qendrueshmeri ne cift. Do i cmoni tej mase perpjekjet e partnerit per te ruajtur nje klime harmonike. Beqaret do kene takime, por do e kuptojne shpejt se do kene te bejne thjesht me aventura. Financat do kene mbeshtetjen e yjeve dhe mund te kete edhe ndonje permiresim te tyre.

BINJAKËT
Asnje planet nuk do mund te trondite sektorin tuaj te dashurise, madje Hena do iu ndihmoje te shihni edhe nje te ardhme te mire se bashku. Per beqaret mund te kete dashuri te reja, por me pasionantet do jene dashurite e vjetra qe do te rikthehen. Shfrytezojeni diten! Plutoni do te favorizoje financat dhe ju do keni mundesine te shlyeni edhe borxhet qe keni pasur. Ruajeni ekuilibrin!

GAFORRJA
Keni kohe qe keni krijuar nje lidhje? Priten ndryshime pozitive sot. Nje mirekuptim me i madh do beje qe edhe diskutimet te jene te qeta dhe pa debate. Beqaret duhet te kene me shume besim tek vetja dhe do e gjejne personin qe po kerkojne. Mos kini frike te beni edhe ndonje cmenduri te vogel. Ne planin financiar duhet te beni shume kujdes sepse atmosfera do jete shume e zymte.

LUANI
Sot do beni cmos ta beni xheloz partnerin ne menyre qe te forconi lidhjen tuaj. Kujdes, shume shpejt gjithcka mund t’iu dale jashte kontrollit. Tregohuni me te kuptueshem dhe flisni sa me hapur me ate qe doni. Klima yjore do favorizoje kontaktet per beqaret. Perfitoni! Edhe pse do keni nevoje per nje permiresim te financave mos rrezikoni me lojera fati sepse do humbni me shume.

VIRGJËRESHA
Dite jo shume e mire per ciftet kjo e sotmja. Sa me kokeforte te tregoheni ju aq me pak tolerime do beje edhe partneri. Beni shume kujdes me cdo gje qe do thoni! Ndikimi i planeteve tek beqaret do jete pozitiv, por ju duhet te beni kujdes me impulsivitetin e tepruar. Beni nje riorganizim te buxhetit tuaj sepse do keni vertet shume nevoje. Mundohuni te ulni edhe shpenzimet.

PESHORJA
Ne vend qe te filloni ndonje aventure dashurore duhet t’i perkushtoheni me teper atij qe keni ne krah. Shume shpejt pasioni do te rindizet dhe kenaqesite do jene te medha. Fale yjeve edhe dashuria e beqareve do shkoje mire pavaresisht se nuk do gjeni nje person me te cilin te kaloni gjithe jeten. Do kerkoni te keni gjithnje e me shume para ne portofol por kjo do varet nga sjellja juaj.

AKREPI
Ne jeten e cifteve do te mbizoteroje qendrueshmeria dhe mirekuptimi me njeri-tjetrin. Mundohuni ta shfrytezoni diten dhe te qendroni sa me prane. Do e shihni edhe vete se do ndiheni me mire. Beqaret do jene magnetike dhe nuk do kene frike te provojne gjera te reja. Situata financiare, fale mbeshtetjes se Jupiterit mund te jete e mire. Tregohuni te matur me shpenzimet.

SHIGJETARI
Kjo dite do jete me e lehte si per ata qe jane ne cift ashtu edhe per zemrat e vetmuara. Papritur ekzistenca juaj do te ndryshoje. Beqaret duhet te tentojne per cfaredo lloj aventure sepse ne nje te ardhme ajo mund te kthehet edhe ne dicka me teper. Ciftet do fillojne te projektojne te ardhmen. Ne planin financiar mundesite per te bere transaksione do jene te shumta keshtu qe perfitoni.

BRICJAPI
Nuk do kuptoheni shume mire me ate qe keni ne krah sot dhe secili prej jush do jetoje sipas menyres se vet. Kujdes sepse po vazhduat keshtu do hasni shume veshtiresi ne marredhenien qe keni krijuar. Per beqaret dashuria do kaloje ne plan te pare. Mund te kete dashuri me shikim te pare nga mbremja. Plutoni do sjelle probleme ne planin financiar keshtu qe eshte mire te qendroni me kembe ne toke.

UJORI
Ne jeten ne cift mos rikujtoni zenkat dhe debatet e vjetra sepse do haseni me shume probleme. Shikoni drejt te ardhmes dhe mos e ktheni koken pas. Nese jeni ende vetem do beni cmos te krijoni nje lidhje serioze. Mundesite do jene te mira dhe personat do jene te vecante. Me financat duhet te tregoheni shume te matur dhe te ulni ne maksimum shpenzimet. Mos merrni rreziqe!

PESHQIT
Per ciftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni pak te plogesht dhe nuk do keni deshire te beni asgje. Mos i mbyllni portat e zemres dhe mos u mbyllni as ne vetvete. Beqaret do hipnotizohen nga dikush mjaft sharmant. Kujdes mos merrni asnje vendim shume te rendesishem. Ne planin financiar do merrni frytet e gjithe asaj cfare keni bere deri me sot. Kujdes me shpenzimet!