Horoskopi ditor 21.03.2019

DASHI

Rrethanat e kesaj dite do te bejne qe ju dhe partneri te afroheni me shume me njeri-tjetrin. Do jeni te lumtur qe e keni ate ne krah dhe do ia shprehni kete. Pritet edhe nje rizgjim i pasionit. Beqaret do njihen me dike te vecante. Jepini atij rendesine e duhur dhe do e shihni sa mire do shkojne gjerat. Do merrni rreziqe ne planin financiar vetem e vetem qe te permiresoni buxhetin. Do ia dilni!

DEMI
Do i neglizhoni paksa ndjenjat sot por gjithsesi planetet do iu ndihmojne te ruani qendrueshmerine ne lidhjen tuaj. dashuria do te vije furishem per beqaret. Do jeni mjaft sensuale dhe do perfitoni nga mundesite qe do iu dalin para. Fale ndihmes se Jupiterit do mund te permiresoni te ardhurat. Beni pak kujdes me shpenzimet e pa menduar mire sepse mund te permbysni gjithcka.

BINJAKËT
Zemra juaj gjate kesaj dite do jete me e gezuar dhe do perjetoje me teper emocione sesa kohet e fundit. Marredhenia me partnerin do jete e qendrueshme dhe e sigurte. Ju beqare mos kini frike te angazhoheni sepse do ndiheni mjaft mire. Provojeni njehere pa i premtuar shume personit tjeter. Edhe pse situata financiare do jete e mire mos pretendoni te pasuroheni menjehere.

GAFORRJA
Dashuria do jete ne qender te vemendjes sot. Do merrni shume kohe per te reflektuar mbi te ardhmen tuaj por do e gjeni rrugen e duhur. Beqaret do bien ne dashuri me dike qe nuk eshte ne lartesine e tyre. Beni shume kujdes dhe mendohuni mire para se te hidhni hapa me tej. Edhe ne planin financiar mos veproni ne baze te intuitave sepse mund te gaboni rende dhe te keni probleme.

Loading poll ...

LUANI
Jeta ne cift do jete e favorizuar. Do dini si te dashuroni ne menyre qe te jepni por edhe te merni kenaqesi pa fund. Beqaret me te mencur dhe me te ekuilibruarit do marrin ate qe kane pritur, ndersa ata me te paduruarit do bejne gabime dhe nuk do takojne personin qe kane enderruar. Fale mjedisit yjor, fati do iu buzeqeshe ne planin financiar. Mundohuni te ruani sa me shume qendrueshmerine.

VIRGJËRESHA
Sot te gjithe ju qe jeni ne cift duhet te tregoheni me vigjilente. Nese kohet e fundit marredhenia juaj ka qene e rrethuar nga harmonia dhe lumturia, disa planete do mundohen t’ua prishin ekuilibrin. Beqaret do jene shume kureshtare dhe te hapur ndaj takimeve. Mund te ndesheni me dike terheqes. Buxheti do te permiresohet fale disa parave qe do iu vijne sot. Mos pyesni shume per burimin.

PESHORJA
Do jeni shume te interesuar gjate kesaj dite te thelloni bashkepunimin ne cift sidomos nese partneri eshte i shenjes se shigjetarit. Ai do iu jape keshilla te vlefshme dhe do iu mbushe me optimizem. Beqaret nuk duhet te merziten. Edhe pse nuk do e gjejne dashurine, miqte do i shoqerojne gjithe kohes. Ne sektorin financiar, planetet do jene te favorshem. Shmangni shpenzimet.

AKREPI
Urani do sjelle probleme ne jeten ne cift. Do keni debate dhe zenka te cilat do iu bejne te ndiheni keq. Kujdes! As beqaret nuk do kene nje dite te favorshme per dashurine. Mos tentoni te krijoni lidhje vetem e vetem per te mos qendruar vetem sepse do vuani shume. Ne sektorin financiar do jeni me te organizuar dhe me dinamike. Do beni cmos qe buxheti te mos destabilizohet.

SHIGJETARI
Ne jeten ne cift tensioni do filloje te ulet dalngadale dhe do komunikoni me teper me ate qe keni ne krah. Marredhenia do te behet me e forte, keshtu qe perfitoni sa me shume te mundni. Beqaret do kene shume takime dhe njohje te reja, por nuk do duan te angazhohen. Tregohuni te matur me shpenzimet sepse financat nuk do jene shume te mira. Numri i fatit do jete 477. E kini parasysh!

BRICJAPI
Venusi do e ndricoje jeten tuaj ne cift. Nese keni kohe qe jeni bashke ose jeni te martuar, pasioni dhe euforia do iu rrethoje. Asnje planet nuk do kete ndikim te drejtperdrejte tek dashuria e beqareve. Edhe pse do jeni sharmante dhe joshes, nuk do e beni dot per vete ate qe pelqeni. Me financat duhet te tregoheni sa me realiste dhe mos shpenzoni me shume sasa ua mban xhepi.

UJORI
Nese jeni ne kerkim te harmonise ne cift ka shume mundesi ta gjeni nese nuk turreni pas gjaravete parealizueshme. Mos e humbisni sensin e realizmit! Beqaret eshte me mire te tregohen te matur sepse nuk eshte momenti i duhur per te filluar nje lidhje. Buxheti do filloje te permiresohet dhe do beni nje riorganizim te tij. Mos jepni hua te medha sepse do iu duhen per vete parate.

PESHQIT
Jeta sentimantele e cifteve do jete e animuar dhe e bukur. pas nje periudhe me veshtiresi dhe disa debate do te linde serish dielli. Perfitoni sa me shume! Beqaret edhe te duan nuk do mund t’iu shpetojne dashurive me shikim te pare. Do e shihni qe emocionet do jene te medha. Mos beni investime te medha sepse do iu duhen parate per dicka tjeter me te rendesishme. Situata do jete e qendrueshme.