Horoskopi ditor 21 Dhjetor 2019

DASHI
Situata do jete e qete per ciftet dhe marredhenia e tyre do jete mjaft e ngrohte. Do jeni te gatshem ne cdo moment per ta degjuar ate qe keni ne krah. Per beqaret pritet te kete nje romance. Neptuni do ua ngrohe zemren dhe trupin. Perfitoni! Pak maturi ne sektorin e financave eshte e domosdoshme. Marsi iu keshillon te mos nxitoheni per asgje nese iu duhet te merrni vendime.

DEMI
Ata qe jetojne ne cift do kene nje deshire te zjarrte per ndryshime. Kujdes, mos hiqni dore edhe nga disa gjera te rendesishme. Ju beqare duhet te pergatiteni sot per dashuri me shikim te pare. Sapo ta njihni nuk do doni me te ndaheni nga ai person. Ne planin financiar do keni fat dhe do gjeni zgjidhje per ta menaxhuar me mire buxhetin tuaj. Qendroni gjithmone vigjilente e mos beni shpenzime marramendese.

BINJAKËT
Venusi, perendesha e dashurise do te jete aleatja juaj ne ceshtjet e dashurise. Ky planet iu premton nje dite harmonike nese jeni ne cift. Vetem disa do kene pak probleme ne komunikim. Beqaret do kene shume qejf per flirtime por jo per t’u angazhuar seriozisht. Nuk do keni asnje problem te madh financiar, por gjithsesi yjet keshillojne maturi. Nuk do merrni as sot ato para qe prisnit.

GAFORRJA
Nese vazhdoni te tregoheni mjaft kerkues ndaj partnerit do lindin probleme ne cift. Merkuri nuk do sjelle surpriza te kendshme. Asnje planet nuk do te preke sektorin e takimeve dhe nuk pritet ndonje gje e rendesishme per beqaret. Shfrytezojeni diten sot duke bere nje bilanc per te kaluaren. Marreveshjet e nenshkruara sot do sjellin permiresime te te ardhurave, por mos u nxitoni.

LUANI
Influenca e yjeve ne jeten sentimentale te cifteve do jete e favorshme. Perfitoni sa me shume nga kjo klime e qete pa e kthyer koken pas. Ju beqare edhe pse do josheni mjaft nga dikush sot nuk do e jepni veten kollaj. Analizojeni me kujdes cdo detaj dhe me pas vendosni per te ardhmen tuaj. Urani dhe Neptuni do iu sjellin permiresime te financave, por mos u tregoni impulsive me shpenzimet.

VIRGJËRESHA
Persa iu perket ceshtjeve te zemres, kjo dite do jete mjaft e animuar. Ose do keni nje takim pas te cilit do hidhni hapa me tej, ose ju qe jeni ne cift do kaloni nje dite pasionante. Mundohuni ta shfrytezoni sa me shume kete te shtune dhe do zbuloni gjera te reja. Saturni iu keshillon te tregoheni shume te matur me shpenzimet dhe strikte me menaxhimin e financave. Ju mund t’ia dilni!

PESHORJA
Mos e torturoni veten sot duke menduar me shume sesa duhet per ceshtjet e zemres. Qendroni te gatshem per te shijuar momente te kendshme te cilat do iu vijne si nje dhurate nga yjet. Ju beqare, edhe pse do e ndieni shume vetmine nuk duhet te lidheni me personin e pare qe do takoni sepse do zhgenjeheni. Reflektoni mire para se te beni investime sepse financat mund te dobesohen.

AKREPI
Yjet iu premtojne nje jete te qete ne cift. Do iu jepen mundesi te mblidheni me familjaret apo edhe me miqte dhe do e largoni monotonine qe iu kishte pushtuar. Per beqaret dashuria do jete pika me e forte, fale ndihmes se Venusit. Do jeni me joshese se kurre dhe rastet e shumta do iu bejne te zgjidhni personin e duhur. Financat do jene te mira. Do blini dicka per shtepine ose do gjeni shtepi nese po kerkonit.

SHIGJETARI
Per te gjithe cifte kjo dite do jete e mbrojtur nga Venusi, i cili do iu beje te zbuloni mundesi per ta pasuruar marredhenien tuaj dhe per te zbuluar nje tjeter tip sensualiteti. Beqaret do kene disa mundesi per njohje por duhet te jene me te hapur. Mos ndermerrni rreziqe ne planin financiar dhe mos jepni hua sepse ka mundesi qe ato te mos i merrni me. Kujdesuni me teper per shpenzimet!

BRICJAPI
Jupiteri i cili perfaqeson fatin, do te influencoje ne jeten tuaj sentimentale. Nese jeni te lidhur do ndiheni te lumtur me personin qe keni prane. Dita do jete plot ngrohtesi, bashkepunim dhe sensualitet. Beqaret do kene nje takim te rendesishem me personin qe kane enderruar. Merkuri do sjelle shtim te te ardhurave. Dielli nga ana tjeter do iu beje me intuitave per te bere shpenzimet e duhura.

UJORI
Fale mjedisit yjor, ju do e permiresoni cilesine e jetes ne cift. Ajo do jete me harmonike dhe do kaloni momente mjaft sensuale. Beqaret do takojne dike por do bejne shume gabim nese e idealizojne qe ne momentet e para. Merrini gjerat shtruar dhe planetet do iu mbeshtesin! Sektori i financave do te ndikohet nga Neptuni dhe do gjeni zgjidhje per te ruajtur ekuilibrin. Merrni keshilla nga ekspertet!

PESHQIT
Jeni vetem? Mos u merzitni, nuk do jeni edhe per shume kohe sepse Merkuri do iu beje shume joshese. Perfitoni nga rastet qe do iu dalin para por pa nxituar shume. Jeta ne cift do te rimoje me humorin dhe kenaqesite e perbashketa. Partner do pranoje me sy mbyllur gjithcka qe ju t’i kerkoni! Dite mjaft e mire per financat. Do keni rritje te te ardhurave fale nje trashegimie apo nje projekti te realizuar.