Horoskopi ditor 21 Prill 2019

DASHI Nese jeni beqare, Saturni mund te sjelle disa probleme ne jeten sentimentale. Do iu mungoje kthjelltesia dhe mund te perballeni me zhgenjime. Kujdes! Nese jeni te lidhur, Jupiteri do iu nxite te kerkoni me teper liri, cka mund te sjelle probleme serioze ne cift. Me financat duhet te tregoheni shume realiste. Shikojeni situaten ashtu si eshte jo si do donit ju te ishte. Kujdes edhe me shpenzimet.

DEMI
Saturni do jete i pozicionuar mire ne jeten ne cift dhe kjo do sjelle qendrueshmeri dhe me teper siguri. Do i merrni gjerat me seriozisht dhe secili do mbaje pergjegjesite e veta. Beqaret do kerkojne te angazhohen por duke nxituar mund te bejne zgjedhje te gabuara. Do benit mire te degjonit keshillat e specialisteve ne sektorin e financave sepse situata do jete paksa delikate.

BINJAKËT
Tregohuni me te bute ne lidhjen tuaj gjate kesaj dite sepse perndryshe gjerat mund te acarohen dhe klima e qete qe ekzistonte te zhduket. Beqaret kesaj here do kene mundesi te takojne personin e duhur me te cilin do dashurohen menjehere. Shfrytezojeni cdo mundesi. Ne planin financiar do ndermerrni projekte te frytshme te cilat do iu nxjerrin nga situata ne te cilen jeni futur.

GAFORRJA
Lidhja juaj do perparoje ne drejtimin pozitiv. Ajo do jete me e mire dhe me harmonike sesa kohet e fundit dhe ju do perjetoni me teper kenaqesi. Qielli do jete i vaforshem edhe per beqaret. te gjitha shikimet do bien tek ju dhe do iu jepet mundesia te zgjidhni personin qe iu pelqen me teper. Ne planin financiar do perballeni me sfida te veshtira, por te cilat do i kaloni me sukses.

LUANI
Do i shprehni me shume ndjenjat gjate kesaj dite dhe kjo do e beje partnerin te ndihet me mire dhe me i sigurte. Mos e humbisni per asnje cast komunikimin nese nuk doni te lindin mosmarreveshje. Dita e beqareve do ejte premtuese. Shume shpejt do mund te vendosni edhe nje unaze ne gisht. Do i menaxhoni me rigorozitet financat dhe kjo do iu nxjerre nga veshtiresite.

VIRGJËRESHA
Persa i perket jetes sentimentale te cifteve pritet qe sot te sqarohen te gjitha keqkuptimet dhe pak nga pak te filloje te vendoset nje klime harmonike. Beqaret do kene mundesi per takime por nuk duhet t’i japin fjalen askujt per te krijuar nje lidhje. Njiheni me mire ate person. Me financat duhet te tregoheni me shume se kurre te matur. Mos shpenzoni pa mase por filloni te hiqni disa menjane.

PESHORJA
Dita per ata qe jane ne cift nuk do jete shume e mire dhe ka rrezik qe te keni debate. Rishqyrtoni gjithe sjelljen tuaj kohet e fundit dhe do e gjeni pergjigjen e gjithe kesaj. Ndryshoni sjelljen me partnerin sa me shpejt. Beqaret nuk do kene shume fat sot por shume shpejt gjithcka do ndryshoje. Do tregoheni te kujdesshem me financat dhe nuk do keni asnje problem me to.

AKREPI
Venusi do jete ogur i mire per jeten tuaj ne cift. Do kujdeseni shume per ate qe keni ne krah dhe nuk do e lini te merzitet per asnje cast. Ai nga ana e tij do shfrytezoje gjithe kohen qe jeni bashke per t’iu shprehur ndjenjat. Beqaret do kene dashuri me shikim te pare por do e kene te veshtire t’i thone atij se e pelqejne. Shmangni shpenzimet e tejskajshme nese nuk doni probleme me buxhetin.

SHIGJETARI
Deshira juaj per te qendruar sa me shume me partnerin do te shpertheje si vullkan sot. pritet te kaloni momente shume pasiononte se bashku. Me dashurine e beqareve do merret Dielli. Do keni mundesi me shumice per te takuar persona te vecante. Perfitoni! Saturni do iu ndihmoje jo vetem te stabilizoni buxhetin por edhe ta permiresoni ate. Do tregoheni me te organizuar dhe te arsyeshem.

BRICJAPI
Edhe pse ju mund te joshni me shikim dike tjeter, partneri nuk do beje skena xhelozie. Mos abuzoni me durimin e tij nese e dashuroni sepse gjithcka qe keni arritur deri me sot mund te kthehet permbys. Beqaret do e shfrytezojne se tepermi aftesine e tyre joshese dhe do arrijne te bejne per vete ate qe duan. Do keni gjithe kohen e duhur per t’u marre me financat. Do i stabilizoni ato.

UJORI
Marredhenia me partnerit do jete me e qarte gjate kesaj dite dhe do i kuptoni me mire ato qe ndjeni per njeri-tjetrin. Mund te merrni edhe ndonje venim te rendesishem. Beqaret do jene sharmante dhe do kene mundesi per te krijuar lidhje afatgjata, por nuk do perfitojne nga ajo. Ne planin financiar do merrni frytet e gjithe asaj qe keni bere deri me sot. Nese jeni treguar te matur gjerat do shkojne mire.

PESHQIT
Atmosfera ne cift do jete konfliktuale. Do debatoni ashper me partnerin tuaj dhe kjo do iu beje te ndiheni keq. Kujdes, mos e teproni me fjalet sepse nuk do kete me kthim pas me vone. Urani do sjelle mjaft surpriza per beqaret. pergatituni per te perjetuar emocione. Tregohuni edhe sot pak te matur me financat dhe shpenzimet ne vecanti. Nese e kaloni kete dite pa probleme gjerat do shkojne me mire.