Horoskopi ditor 23.03.2019

DASHI
Dashuria e atyre qe kane krijuar tashme nje lidhje do jete gjate gjithe kohes e mbrojtur nga planetet. Marsi premton edhe disa momente te zjarrta. Perfifoni! Tek jeta sentimentale e beqareve do te ndikoje Merkuri. Do jeni gjithe kohes te rrethuar nga shume persona dhe midis tyre mund te gjeni ate qe kerkoni. Mos e humbni vigjilencen ne planin financiar dhe degjoni specialistet.

DEMI
Nuk do mund te gjeni shpesh dite te tilla te pershtatshme per te zyrtarizuar lishjen tuaj. Lumturia do i rrethoje gjithe ciftet, ndersa ata qe kane femije do marrin shume gezim prej tyre. Beqaret do kene shume momente emocionuese dhe interesante. Perfitoni! Ne planin financiar do keni mundesi t’i rregulloni problemet qe kishin dale kohet e fundit. Sa me me kujdes te mendoni aq me mire do shkojne gjerat.

BINJAKËT
Jeta ne cift do shkoje me se miri nese ju ia dilni te qetesoni veten. Ne fakt Marsi do iu beje shume dinamike dhe ne disa momente do beheni agresive. Kujdes sepse askush nuk eshte i detyruar t’iu duroje. Beqaret do kene sukses ne dashuri. Me ne fund edhe ju do takoni ate qe keni enderruar. Dite e paqendrueshme ne planin financiar. Mos beni transaksione te medha sepse do humbni.

GAFORRJA
Ata qe kane krijuar nje lidhje mund te perballen me furtuna. Do i lini impulset e momentit t’iu drejtojne dhe ky do jete gabimime i madh. Beqaret nuk do qendrojne vetem sot. Sharmi qe do keni me siguri qe do sjelle takime interesante dhe ka mundesi te mendoni edhe per nje lidhje. Ekuilibri buxhetor ka rrezik te dobesohet, por ju me ndihmen e miqve do arrini ta stabilizoni serish.

LUANI
Do lundroni ne nje det te qete sot ju cifte dhe euforia do iu pushtoje. Marsi do iu nxite te tregoheni edhe me tolerante kundrejt partnerit tuaj, por as perkedheljet e tij nuk do mungojne. Beqaret do kene mundesi pa fund per takime interesante. E keni vete ne dore te perfitoni apo jo. Probleme serioze do iu dalin ne planin financiar. Merrni masa te rrepta duke ulur ne maksimum shpenzimet.

VIRGJËRESHA
Planetet kesaj here do krijojne nje atmosfere te tensionuar ne jeten ne cift. Edhe pse pasojat nuk do jene shume te renda ato do iu bejne paksa konfuze per vazhdimesine e lidhjes. Beqaret eshte me mire mos fillojne nje lidhje gjate kesaj dite sepse nuk do takojne personin e duhur. Meqe keni shpenzuar pa menduar do perballeni me disa veshtiresi financiare. Do pendoheni per sjellen tuaj.

PESHORJA
Sharmi dhe joshja do jene ne programin e kesaj dite. Nese jeni beqare te lumtur do shtoni mjaft kerkimet. dashurickat kalimtare do jene te shumta. Gjithsesi rendesi ka qe zemra do iu rrahe me fort. Nga ana tjeter ne jeten e cifteve mund te linde tensioni sepse ju do filtroni me dike tjeter. Kujdes! Ne sektorin e te ardhurave do keni fat dhe situata nuk do kete probleme. Ruajeni sa me shume qendrueshmerine.

AKREPI
Mjedisi yjor ne teresi do favorizoje se tepermi dashurite e beqareve. Do bini shume ne sy sot keshtu qe perfitoni per te zgjedhur ate qe do iu pelqeje me shume. Klima per ata qe jane ne cift do jete shume e ngrohte, por beni kujdes nga influencat e jashtme. Nje gje eshte e sigurt ne planin financiar: po u treguat impulsive dhe te shpenzoni pa menduar do ngeleni me xhepat bosh!

SHIGJETARI
Venusi do iu ndihmoje sot te krijoni baza me te forta se kohet e fundit ne jeten ne cift. Nese lidhja juaj do i rezistoje turbullirave qe mund te ndodhin, te jeni te sigurte qe do jete afatgjate. Beqaret do e kerkojne me ngulm personin ideal por as kjo dite nuk do jete me fat. Parate do te vije papritur tek ju dhe situata financiare do filloje te permiresohet. Menaxhojini me mire ato.

BRICJAPI
Ambienti yjor do ua beje gjerat me te thjeshta ne cift dhe do komunikoni edhe me teper me ate qe keni ne krah. Shfrytezojeni sa te mundni kete dite! Beqaret, nen influencen e Marsit do mund te zbulojne dashurine me shikim te pare. Nuk do doni te ndaheni per asnje cast nga ai person. Ne asnje menyre mos merrni hua gjate kesaj dite sepse do keni me shume probleme ditet ne vijim.

UJORI
Do keni disa divergjenca me partnerin tuaj gjate kesaj dite dhe kjo do iu beje te jeni gjithe kohes te merzitur. Mezi do prisni te rikthehen momentet e qeta, plot harmoni dhe bashkepunim. Beqaret edhe pse do kerkojne shume nuk do mund ta gjejne dot personin e duhur. Beni durim! fati ne planin financiar nuk do iu mungoje. Gjerat do shkojne edhe me mire sesa ju vete kishit menduar.

PESHQIT
Merkuri iu keshillon sot te mos i neglizhoni as detajet me te vogla te jetes ne cift. Ndonjehere jane pikerisht keto detaje te cilat permiresojne ose prishin gjithcka. Beqaret do kene goxha takime interesante por do duan te kene thjesht aventura, jo lidhje serioze. E keni vete ne dore! Tregohuni sa me te matur me shpenzimet sepse financat po dobesohen ndjeshem keto kohe.