Horoskopi ditor 24.03.2019

DASHI
Gjate kesaj dite marredhenia juaj me partnerin do filloje te perforcohet dhe do kaloni mjaft momente te lumtura me te. Ai do iu kuptoje dhe do iu mbeshtese per gjithcka. Beqaret do kene nje takim pasionant i cili do i turbulloje teresisht dhe do i shkepuse nga realiteti. Beni ate qe ndjeni! Situata financiare do permiresohet dhe do filloni te beni shume kujdes kur te shpenzoni.

DEMI
Ne teresi jeta ne cift sot do te mbrohet, por nese keni pasur kohet e fundit nje marredhenie problematike do pendoheni per te gjithe kohen qe keni shpenzuar kot. Beqaret do influencohen nga Venusi dhe Marsi te cilet do iu sjellin sukses ne jeten sentimentale. Financiarisht nuk do keni asnje problem edhe pse Urani do iu shtyje te shpenzoni pak me shume sesa zakonisht.

BINJAKËT
Jeta ne cift nuk do jete aspak si nje lume i qete. Do jeni ne kerkim te emocioneve te forta dhe ka rrezik te hidhni syte tek dikush tjeter. Kujdes, sepse do perballeni me debate. Beqaret do takojne nje person interesant i cili do iu jape kurajo per te jetuar. Mos e lini ate t’iu ike nga duart. Situata financiare do filloje te stabilizohet dhe do filloni nje projekt te rendesishem. Do ia dilni!

GAFORRJA
Sensuale dhe sharmante ata qe kane krijuar nje lidhje do duan te provojne gjera te reja se bashku me partnerin. Jeta seksuale do jete e nxehte dhe do shkoni ne qiell te shtate. Beqaret nuk do kene takime dashurie, por dita do jete mjaft e bukur dhe e kendshme. Shfrytezojeni! Do keni mundesi t’i permiresoni te ardhurat dhe t’i organizoni me mire ato. Perfitoni nga kjo dite mjaft e favorshme.

LUANI
Konfigurimi i planeteve premton nje dite te animuar ne cift. Ata qe ishin zene me njeri-tjetrin do te pajtohen dhe do harrojne gjithcka. Beqaret, fale ndikimit mjaft pozitiv te Merkurit mund te takohen me personin e endrrave. Shikoni dhe reflektoni me kujdes, ne menyre qe mos lendoheni me vone. Problemet financiare do vazhdojne t’iu shqetesojne. Flisni sa me pare me dike te specializuar.

VIRGJËRESHA
Kujdes nga Neptuni sot. Ky planet rrezikon te nderlikoje jeten tuaj ne cift. Nese lidhja eshte e forte ai nuk do mund te depertoje dot, por nese keni mosmarreveshje dita do jete me e turbullut dhe e tensionuar. Nese jeni beqare keshillohet te dilni sa me shume dhe te argetoheni. Mund te kete edhe takime. Ne planin financiar do jete dite e favorshme per te bere pak ekonomi. Perfitoni!

PESHORJA
Edhe pse dita nuk do kete ndonje ndryshim te madh nga disa dite me pare, do ndiheni mire prane atij qe doni dhe do kaloni momente te kendshme. Ai do kujdeset mjaft per ju! Beqaret nuk do kene fat ne dashuri dhe do ndihen paksa te “braktisur”. Mos u demoralizoni sepse pritet te vijne dite te mira. Financat do jene te paqendrueshme dhe do beni gabime njera pas tjeters. Kujdes!

AKREPI
Mundohuni te largoni rutinen ne jeten ne cift dhe do perjetoni me shume emocione. Mos u mbyllni ne vetvete por shprehni gjithcka qe mendoni. Beqaret do kene mundesi per nje takim, por eshte me mire te presin edhe pak kohe para se te japin fjalen e te bejne premtime. Influenca e planeteve do jene mjaft pozitive ne planin financiar. Te ardhurat do jene aq te mira saqe ju do beni edhe investime.

SHIGJETARI
Dite shume e mire per sektorin e ndjenjave. Do beni gjithcka per te gjetur harmonine ne cift dhe do ia arrini. Edhe dashurickat per beqaret do jene te favorizuara. Nese jeni ne pune shihni mire rreth e rrotull sepse do gjeni dike interesant. Ne planin financiar do beni hapa para dhe do arrini ta stabilizoni ate. Familja do iu ndihmoje te beni edhe pak me shume shpenzime. Shpreblejuani me vone!

BRICJAPI
Fale mbeshtetjes se Diellit dhe Merkurit nuk do keni per cfare te qaheni ne planin financiar. Do jeni te gatshem te beni gjithcka qe i pelqen partnerit dhe do ndiheni edhe vete mjaft mire. Beqaret do jene me aventuriere se kurre dhe do e arrijne ate qe duan. Neptuni do i nderlikoje paksa financat. Mbajini kembet ne toke dhe shmangni shpenzimet e tejskajshme. Vetem keshtu do stabilizoni buxhetin.

UJORI
Marredhenia ne cift do jete shume e bukur dhe e ngrohte kete te shtune. Do kaloni nje dite te qete por te mbushur me sensualitet. Partneri eshte gjithcka per ju dhe do ia thoni kete. Beqaret nuk duhet te hidhen ne veprim pa menduar sepse do fillojne nje histori qe me shume do i beje te vuajne. Tregohuni vigjilente me financat dhe shmangi transaksionet. Situata nuk do jete si duhet.

PESHQIT
Pasioni do jete i madh ne lidhjen tuaj gjate kesaj dite dhe partneri do iu jape me shume siguri per vazhimesine e lidhjes suaj. Do ndiheni me fat qe keni ate person ne krah. Ata qe jane vetem do influencohen nga Hena. Edhe pse do keni mundesi per lidhje mos tentoni sepse personi nuk do jete i duhuri. Buxheti do vije duke u ulur. te gjitha gabimet qe keni bere me pare do japin pasojat sot.