Horoskopi ditor 25.01.2019

DASHI
Ju qe jeni ne cift do beni nje rishikim teresor te jetes suaj sentimentale. Mundohuni ta ruani kete klime te qete. Beqaret do i kene idete me te qarta dhe do jene me te kthjellet. Ne vend qe te beheni viktima te ndjeshmerise, do e kontrolloni mire situaten. Ne planin financiar do luftoni shume per te permiresuar gjendjen. Saturni do iu ndihmoje te merrni rezultate sa me te mira.

DEMI
Eshte nje kenaqesi e madhe te jetosh me ju dhe partneri do e kuptoje me mire sot. Do beni gjithcka per te larguar problemet dhe per te jetuar ne qetesi. Nese doni te beni disa ndryshime, Saturni do iu perkrahe. Persa iu perket beqareve, dikush do i terheqe mjaft por ata do hezitojne. Tentoni pa frike! Do shpenzoni jashtezakonisht per te ulur ankthin. Kujdes sepse buxheti mund te tronditet.

BINJAKËT
Nese jeni ne cift dhe lidhja juaj eshte mjaft e forte do kaloni nje dite te bukur, te qete dhe te qendrueshme. Nese jeni dyshues per te ardhmen sot do sqaroni gjithcka. Nese zemra juaj eshte e lire, yjet nuk do iu pengojne te luani me sharmin tuaj apo me joshjen. Gjithsesi mos enderroni martesen! Hena nuk do jete armiqesore me financat por situata do jete pak e nderlikuar.

GAFORRJA
Ju qe jeni ne cift mos bini viktima te thashethemeve te cilat duan t’iu prishin pune me partnerin. Xhelozia e tepruar duket totalisht e pajustifikuar. Hena do te ndeze pasionin e beqareve. Beni shume kujdes sepse mund te zhgenjeheni. Disa transaksione financiare kerkojne shume durim dhe nje pergatitje te gjate. Nese nxitoni me shume sesa duhet ka rrezik te perballeni me nje surprize jo te mire.

LUANI
Dite shume e mire kjo e sotmja per beqaret. Do qeshni, do putheni dhe do beni lajka. Gjithcka eshte e lejuar kur Hena dhe Venusi jane ne anen tuaj. Per beqaret kjo dite do jete nje nga me te mirat e vitit dhe pritet te keni nje takim interesant. Hiqeni turpin dhe shprehuni qartesisht. Ne planin financiar do jeni te mbrojtur. Perfitoni sa me shume dhe reagoni menjehere nese ju dalin probleme.

VIRGJËRESHA
Mjedisi planetar do te provokoje ngjarje te jashtezakonshme ne jeten sentimentale. Nje takim i rendesishem pritet te ndodhe. Shfrytezojeni diten! Ata qe jane ne cift do gjejne lumturine ne krahet e partnerit dhe do zbulojne gjera te reja qe do i mrekullojne. Vetem disa do kene ndarje por per te miren e tyre. Mos i besoni shume intuites ne planin financiar por keshillohuni me ekspertet.

PESHORJA
Ne jeten ne cift, Jupiteri do iu beje te korrni ate qe keni mbjelle. Bashkepunim dhe ngrohtesi nese keni komunikuar dhe debate ose zenka nese nuk i keni kushtuar vemendjene e duhur atij qe keni prane. Beqaret do kerkojne dashurine por duhet te qendrojne larg mediokritetit. Kujdes nga transaksionet financiare te pamenduara mire. Mos e lini veten te influencoheni nga familja.

AKREPI
Influenca e Venusit ne jeten tuaj ne cift do te nxite dialogun dhe tolerancen. Vetem ata qe kane pasur probleme rrezikojne te ndihen keq. Nese ky eshte rasti juaj mundohuni te mos merrni vendime radikale pa u menduar mire. Beqaret nuk do kene ndryshime ne jeten sentimentale. Maturia rekomandohet ne sektorin e financave. Mos beni transaksione sepse situata do perkeqesohet.

SHIGJETARI
Vensui, perendesha e dashurise iu garanton nje jete ne cift plot harmoni. Jo vetem qe ndjenjat tuaja do te mbrohen por edhe sensualiteti do te shtohet. Per beqaret do jete fillimi i nje pasioni te madh. Ky i fundit do te kthehet ne nje dashuri jetegjate dhe ju do sakrifikoni edhe lirine tuaj te shtrenjte. Urani do iu sjelle probleme me financat. Megjithate ju do beni cfare te mundni per te ruajtur ekuilibrin.

BRICJAPI
Duke qene shume magnetike, beqaret do bejne takime te cilat do iu sjellin mjaft kenaqesi. Ne cift raporti do jete i qendrueshem. Do ndani me partnerin te njejten deshire per te jetuar. Ka ardhur momenti ideal per te forcuar lidhjen dhe per te zgjidhur mosmarreveshjet. Ne te njejten kohe eshte edhe koha e duhur per te kryer transaksione financiare. Gjithsesi hidhini hapat me siguri!

UJORI
Nen influencen e Merkurit, nuk do i rezistoni asnje tundimi ne planin sentimental per te mbrojtur ate qe doni. Edhe me veten do tregoheni te sinqerte. Beni kujdes vetem nga pasojat qe mund te sjelle nje moment i shkurtet plogeshtie. Edhe pse punen me financat nuk do shkojne mire ju do e ruani lart moralin. Mundohuni te perfitoni sa me shume nga nje mundesi e mire qe do iu jepet.

PESHQIT
Ciftet do te rigjejne nje tjeter burim per te arritur kenaqesine, pervec atyre rasteve ku nuk ekziston harmonia dhe rrezikojne nje ndarje. Beqaret ne kete ambient te dominuar nga Venusi do duan te bien ne sy. Nuk do iu pelqejne dashurite kalimtare, perkundrazi do preferoni dashurite serioze. Beni durim! Merruni me teper me situaten financiare sepse ajo ka vertet nevoje.