Horoskopi ditor 25.03.2019

DASHI
Saturni iu premton qendrueshmeri dhe rehati ne jeten tuaj ne cift. Lidhja juaj do filloje te behet me serioze dhe do beni plane per te ardhmen. Beqaret do kerkojne te angazhohen seriozisht, por personat qe do takojne parapelqejne t’i marrin gjerat dalngadale. Beni ate qe iu duhet me e pershtatshme per veten! Tregohuni me se te matur me shpenzimet dhe mos nenshkruani kontrata.

DEMI
Gjithcka do shkoje me se miri sot ne jeten sentimentale te beqareve. Perfitoni sa te mundni sepse dite te tilla nuk perseriten shpesh. Beqaret nga ana tjeter do kene nje takim impresionues. Do dini te beni te qe duhet ne menyre qe te krijoni nje lidhje me personin qe do takoni. Kujdes nga shpenzimet e ekzagjeruara sepse neser do keni shume nevoje per para.

BINJAKËT
Dita e sotme do jete harmonike dhe mjaft e bukur. Shume planetet do iu perkrahin por Venusi eshte ai qe do iu mbeshtese me teper. Te gjithe ata qe kane pasur debate do gjejne qetesine. Beqaret do takohen me personin qe kane pelqyer prej kohesh dhe ko do i beje te harrojne te hane dhe te flene. Dite e mire ne planin financiar. Ju mund te beni shpenzimet qe kishit menduar prej kohesh.

GAFORRJA
Momentet e gezuara ne jeten ne cift do jene te shumta. Gjithcka do shkoje ashtu si e keni deshiruar nese tregoheni me te moderuar dhe me te arsyeshem. Beqaret duke kerkuar me ngulm personin ideal do ndeshen me dike qe nuk eshte per ta. Kujdes, mos u angazhoni sepse do vuani. Situata financiare do destabilizohet. Merrni sa me shpejt masa qe gjerat mos perkeqesohen me teper.

LUANI
Fale konfigurimit te yjeve do keni surpriza pas surprizash ne jeten ne cift por edhe goxha zenka. Mos i dramatizoni gjerat, por merrini me lehte dhe tregohuni pak me tolerante. Beqaret do perjetojne mjaft kenaqesi sepse do takohen me nje person qe ia vlen dhe mjaft gazmor. Ne planin financiar do keni mundesi te permiresoni buxhetin. Gjithe perpjekja qe keni bere do jape frytet e veta.

VIRGJËRESHA
Mos u mbyllni ne vetvete sot dhe mos refuzoni te komunikoni me partnerin tuaj. Eshte pikerisht kjo sjellja e cila mund te rrezikoje se tepermi lidhjen qe keni krijuar. Dilni nga guacka ku jeni futur! Beqaret do kene disa takime, por njeri do i impresionoje me teper. Jepini vetes mundesine per ta njohur me mire kete person. Ne planin financar duhet te tregoheni me te arsyeshem qe gjithcka te shkoje mire.

PESHORJA
Marredhenia me partnerin tuaj do jete shume e bukur, e mbushur me ngrohtesi dhe pasion. Nese disa kane qendruar pak larg njeri-tjetrit kohet e fundit do afrohet dhe do komunikojne me teper. Beqaret mund te kene dashuri me shikim te pare por nuk duhet te nxitohen dhe te marrin vendime shume te rendesishme. Financat do jene te mira dhe ju nuk do e keni problem te beni ndonje shpenzim.

AKREPI
Ndjenjat ne cift do jene te forta dhe te thella. Largoni xhelozine dhe momentet e zjarrta nuk do te mbarojne. Per ju beqare kjo dite do jete e mbushur me mundesi per takime. Mos shikoni nese personi ka para apo jo por njihni njeriun para se gjithash. Pozicioni qe do marre Saturni ne qiellin tuaj do iu ndihmoje te ekuilibroni buxhetin. pritet edhe nje hyrje parash e cila do iu gezoje pa mase.

SHIGJETARI
Asnje planet nuk do mund ta prishe dot qetesine e jetes suaj ne cift. Nga ana tjeter Jupiteri do iu mbroje nga debatet dhe mosmarreveshjet. Shfrytezojeni diten! Nese jeni ende vetem, mund te keni ndonje takim i cili do ua shtoje deshiren per aventura. Mos kini frike te tentoni! Do merreni me seriozisht me menaxhimin e financave dhe do ia dilni ta stabilizoni buxhetin. Bravo per vendosmerine!

BRICJAPI
Iu pret nje dite shume e lumtur sot. Planetet do iu krijojne te gjitha kushtet e nevojshme qe ju te ndiheni sa me mire dhe sa me rehat. Beqaret qe jene ne kerkim te shpirtit binjak duhet te shmangin cdo lloj angazhimi i cili do ua shtoje me shume stresin dhe ankthin. Qendroni edhe pak kohe vete! Ne planin financiar do perballeni me nje situate goxha te veshtire. Tregohuni te matur!

UJORI
Edhe pse Urani do mundohet ta destabilizoje marredhenien tuaj me partnerin, ai nuk do ia arrije qellimit dhe do keni nje dite te mire. Venusi do ndihmoje beqaret te kene takime interesante neper vende mjaft misterioze. Do ndiheni mjaft mire! Do perballeni me veshtiresi ne planin financiar te cilat do ua prishin paksa humorin. Merrni masa sepse edhe mund t’ia dilni ta stabilizoni ate.

PESHQIT
Jeta ne cift do jete e kendshme sot, por do kete dicka qe do iu shqetesoje. Duke ndertuar nje lidhje edhe me te forte dhe duke shtuar bashkepunimin do mund t’i beni balle cdo sfide. Beqaret do kene ne krah shume planete dhe do shkelqejne. Mundesite per te gjetur dashurine e vertete do jene te medha. Shpenzoni vetem per gjerat e nevojshme sot jo me shume. Ne te kundert do keni probleme financiare.