Horoskopi ditor 25.04.2019

DASHI
Nese kohet e fundit jeni perballur me disa probleme ne cift sot duhet te merrni kurajen dhe te perballeni me to. Do jeni me te kthjellet. Beqaret duhet te pergatiten per takime joshese te cilat do i japin nje kuptim te ri jetes se tyre. Do ndiheni shume mire! Perpektiva te mrekullueshme financiare. Do kete konsolidim dhe rritje te buxhetit. Do keni ne dore shume projekte fitimprurese.

DEMI
Dashuria do shkoje me se miri gjate kesaj dite dhe zemra do gezoje se tepermi. Ka mundesi qe disa te shkojne edhe ne ekstaze. Perfitoni sa te mundni nga oret qe do kaloni prane partnerit tuaj. Klima edhe per beqaret do vije duke u permiresuar. Mundesite per te takuar persona interesante do jene te medha. Persa iu perket financave do iu vini fre shpenzimeve dhe ato do jete te stabilizuara.

BINJAKËT
Rrofte qendrueshmeria ne cift. Te gjitha problemet dhe keqkuptimet qe eksitonin midis jush dhe partnerit do te shuhen. Shfrytezojeni diten! Beqaret do takojne dashurine e vertete dhe do bejne cmos qe ajo te vazhdoje sa me gjate. Ata qe sapo jane ndare me partnerin mund te riafrohen serish. Do kryeni operacione te mira financiare te cilat do sjellin mjaft perfitime. Vazhdoni ne kete rruge.

GAFORRJA
Nese jetoni ne cift, duhet te bashkoni forcat me partnerin ne menyre qe t’i beni balle influences se familjes. Veproni me takt dhe diplomaci dhe mos ua tregoni te gjitheve ato qe po iu ndodhin. Beqaret qe do bien ne dashuri me shikim te pare do jene te shumte. Ka mundesi qe per disa dashuria te jete e perjetshme. Gjerat do shkojne mire me financat edhe pse ato nuk do rriten menjehere.

LUANI
Ndikimi i Merkurit premton nje dashuri te animuar. Nese keni kohe qe jeni bashke do kaloni nje dite mjaft harmonike. Dialogu do ekzistoje gjate gjithe kohes dhe do arrini te bashkepunoni per gjithcka. Beqaret edhe pse nuk do mund te gjejne as sot dashurine e vertete do ia kalojne mire dhe do ndihen rehat. Fati do iu shoqeroje ne planin financiar, por gjithsesi vigjilencen mos e humbni.

VIRGJËRESHA
Gjate kesaj dite, fale influences se Merkurit beqaret do e kene shume te lehte te krijojne lidhje. Do iu pelqejne aventurat dhe pasioni i momentit dhe nuk do preferoni dashurite e verteta. Ciftet duhet te reflektojne mire para se te marrin vendime ne menyre qe te mos gabojne. Kujdesuni edhe sot per financat dhe kontrolloni shpenzimet sepse do iu duhet te blini dicka te rendesishme pas pak ditesh.

PESHORJA
Qetesia do te mbizoteroje ne jeten tuaj ne cift gjate kesaj dite. Megjithate ju do jeni me afer njeri-tjetrit dhe do e shihni me endeje te ardhmen se bashku. Ne jeten sentimentale te beqareve do te ndizet pasioni. Do ia kaloni mire dhe do e gjeni shpejt personin e duhur. Ne planin financiar duhet te pergatiteni per nje surprize te madhe e cila do ua ndryshoje teresisht jeten.

AKREPI
Nese nuk i kushtoni vemendjen e duhur atij qe keni ne krah sot dhe merreni me dicka tjeter me pak te rendesishme, partneri do merzitet mjaft. Ndryshoni sa me shpejt nese nuk doni qe situata te nderilokohet. Mundesite e beqareve do jene te shumta por ju do iu pelqeje me shume te lidheni per pak kohe sesa te fiksohen diku. Ne planin financiar pritet qe gjerat te marrin per mire.

SHIGJETARI
Dita per te gjithe ata qe jane ne cift do jete e zakonshme dhe pa ngjarje te rendesishme. Gjithsesi probleme nuk do kete aspak. Jeta sentimentale e beqareve do jete shume peshtjelluese. Beni kujdes sepse mund t’iu mbushin me lajka vetem per t’iu futur ne gracke. Menaxhoni me kujdes financat dhe mos beni transaksione te medha nese doni qe situata mos nderlikohet.

BRICJAPI
Merkuri do nxite debate dhe zenka ne jeten ne cift. Nese nuk doni qe atmosfera te nxehet me shume sesa duhet beni kujdes me ato qe thoni. Beqaret do kene fat dhe do bejne takime te rendesishme. Yjet do krijojne klimen e duhur per te dashuruar sa me shume. Dielli do favorizoje financat dhe do i permiresoje ndjeshem ato. Gjithsesi mos shpenzoni pa kufi per veshje te stines.

UJORI
Pozicioni i Jupiterit do iu sjelle ekuilibrin ne cift. Me ne fund do ndiheni me rehat dhe larg problemeve. Mos ua vini aspak veshin atyre qe do iu thone te tjeret sepse iu kane zili. Beqaret do kene sukses ne dashuri. Me ne fund do realizoni edhe planet qe kishit bere prej kohesh. Rezistojini deshires per te shpenzuar pa kufi nese doni te keni edhe per neser disa te ardhura.

PESHQIT
Duke qene se do jeni te nervozuar gjate kesaj dite, mund te lindin edhe goxha probleme ne jeten ne cift. Beni kujdes me cdo gje qe thoni ne menyre qe situata te mos nderlikohet. Per beqaret ka shume mundesi te filloje nje histori e rendesishme dashurie. Pergatituni! Ne planin financiar do perballeni me shume probleme. Mos luani me zjarrin sepse do digjeni. Tregohuni te matur.