Horoskopi ditor 26.03.2019

DASHI
Gjate dites se sotme ata qe kane nje lidhje do jene ne nje periudhe reflektimi. Pranojini gabimet qe keni bere ne te kaluaren sepse vetem keshtu do ndiheni me te qete. Per beqaret me shume gjasa nje miqesi jo shume e forte mund te kthehet ne nje simpati e me vone ne dicka me teper. Tregohuni te hapur! Ne sektorin e parave do iu mungoje vendosmeria per menaxhimin e financave.

DEMI
Marsi dhe Jupiteri do te konkurojne njeri-tjetrin sot per t’iu sjelle sa me shume lumturi dhe gezim ne jeten ne cift. GJithcka do shkoje per mrekulli nese ju tregoheni me te moderuar dhe me te arsyeshem. Beqaret mund te kene dashuri me shikim te pare. Largojeni turpin dhe tekat! Financat do jene te mira dhe ju mund te beni investime. Gjithsesi nese humbni vigjilencen do keni probleme.

BINJAKËT
Plutoni do iu siguroje pasionin e madh ne cift. Ka mundesi qe ju te arrini ne qiell te shtate keshtu qe shfrytezojeni diten deri ne maksimum. Komunikimi do kaloje ne plan te pare per beqaret. Do terhiqni me shume sesa e kishit menduar vemendjen e te tjereve. Ne planin financiar duhet te vendosni disa rregulla te reja dhe te harroni problemet e se shkuares. Nuk do ndesheni me pengesa te medha.

GAFORRJA
Asnje e rendesishme per t’u vecuar nuk do ndodhe ne planin sentimental te cifteve. Marredhenia me partnerin do jete e qete, megjithese pa pasion pervelues. Edhe pse nuk e besoni, kjo situate eshte ne te miren tuaj. Beqaret mund te krijojne vecse aventura pa te ardhme. E keni vete ne dore. Ne planin financiar gjerat do shkojne mire dhe ju mund te realizoni edhe transaksione.

LUANI
Ne planin e dashurise, beqaret do jene me te favorizuarit. Per ta jeta do jete me e thjeshte, mjafton qe te joshin pa pushim. Disa do kene takime mjaft te rendesishme. Ciftet nuk do kene ndonje dite te vecante dhe me e emocione te medha. Githsesi rendesi ka qe nuk do keni probleme. Me financat do iu ndihmojne mjaft planetet. Mos u shqetesoni per asgje sepse gjerat do shkojne per mrekulli.

VIRGJËRESHA
Dielli do beje qe ne jeten sentimentale te mbizoteroje nje klime e qete dhe e lumtur. partneri do jete ne forme te mire dhe do bashkepunoniper gjithcka se bashku. Edhe per beqaret jeta do jete me e qete. Mos kerkoni te angazhoheni por reflektoni me mire dhe mendohuni cila eshte me e mira per ju. Dita do jete me fatne planin financiar. Perfitoni sa me shume per te permiresuar buxhetin.

PESHORJA
Nese jeni ne cift ka rrezik qe lidhja te mos jete shume e qete. Edhe pse partneri iu do fort dhe ua shpreh kete gjithe diten ju do tundoheni edhe nga aventurat kalimtare. Kujdes sepse situata mund t’iu dale jashte kontrollit. Beqaret do kene ndryshime te medha ne jeten e tyre. Perfitoni! Jupiteri do iu nxite te tregoheni me kursimtare. Vazhdoni ne kete rruge sepse do dilni te fituar.

AKREPI
Do keni disa debate me partnerin tuaj gjate kesaj dite. Mundohuni te vendosni dialogun para se keto debate te kthehen ne zeka te medha. Nga ana tjeter beqaret e kesaj shenje do kene fat. Pasioni dhe kenaqesite qe ata kane pritur do te vije. Deshirat do iu plotesohen! Ne planin financiar duhet te manovroni mire ne menyre qe te mos perballeni me probleme te medha. Ju mundeni!

SHIGJETARI
Marredhenia juaj me partnerin do jete mjaft e qenderueshme gjate kesaj dite. Jeta ne cift do jete seksuale dhe plot emocione. Beqaret do kene takime por gjithsesi duhet te bejne kujdes. Mos u beni impulsive dhe mos enderroni shume sepse do lendoheni. Ne planin financiar do tregoheni mjaft diplomate dhe nuk do perballeni me asnje surprize te pakendhsme. Bravo per kembenguljen!

BRICJAPI
Ceshtjet e dashurise per pjesen me te madhe te atyre qe jane ne cift do shkojne me se miri. Partneri do e kuptoje cilat jane prioritetet tuaja dhe do iu beje te ndjeheni sa me mire. Beqaret do kene te tjera gjera me cfare te merren dhe nuk do iu kushtojne shume rendesi ndjenjave. ne planin financiar do ndesheni me goxha veshtiresi te cilat do iu merzitin pak. Familjaret do iu mbeshtesin.

UJORI
Dite plot diell ne planin sentimental te cifteve. Do perjetoni ndjenja dhe emocione te forta. Ata qe kane pasur shume debate do fillojne te sqarohen pak nga pak. Beqaret do kene nje takim shume te papritur, por qe do marre nje drejtim shume te rendesishem. Fati do iu buzeqeshe ne planin e financave. Shpenzoni per gjerat me te rendesishme dhe lerini mbrapa ato qe mund te presin.

PESHQIT
Do kaloni me shume kohe me partnerin tuaj sot dhe historia juaj e dashurise do marre nje drejtim tjeter edhe me te bukur. Shfrytezojeni diten! Beqaret do kene nje nga ditet me te mira sepse mund te takohen me shpirtin e tyre binjak. Ai do jete fiks ashtu si ju e kishit menduar. Sigurohuni mire si e keni buxhetin para se te filloni te beni shpenzime. Vetem keshtu gjerat do shkojne mire.