Horoskopi ditor 28.03.2019

DASHI
Qielli do kete influenca kontradiktore sot ne jeten sentimentale te beqareve. Nga njera ane do jete Venusi qe do iu merzite pak dhe nga ana tjeter do vije Neptuni i cili do sjelle takime romantike. Ata qe jane ne cift do ndihen mire nen pranine e atij qe dashurojne. Sektori i financave do jete shume i mire dhe ju mund te shpenzoni pa iu dridhur dora fare. Me ne fund!

DEMI
Se bashku me partnerin sot do ndertoni mure te forta per ta mbrojtur folene e dashurise nga agresionet e jashtme. Kujdes, mos beni gabimin te mbylleni gjithe kohes brenda atyre mureve sepse do “mbyteni”. Beqaret fale sjelljes aspak korrekte me ata qe duan te joshin, do marrin refuzime kategorike. Me financat duhet me shume kujdes. Kurseni pak sot qe t’i keni me te lehta gjerat me vone.

BINJAKËT
Per ciftet do kete nje rinovimin te dashurise. Do tentoni gjera te reja dhe me ne fund do ndoheni pak me mire e optimiste. Beqaret do luajne shume me pamjen tyre te jashme. Do perdorni te gjitha armet qe keni per te arritur ate qe doni. Ka shume mundesi qe te keni sukses. Nese ju duhet te beni shpenzime te medha, mos harroni te negocioni per cmimin. Keshtu edhe buxheti nuk do kete tronditje.

GAFORRJA
Duke qene se Urani do jete i pozicionuar keq gjate kesaj dite, marredhenia me partnerin nuk do jete shume e qete dhe here pas here mund te lindin debate te zjarrta. Nese ka kohe qe jeni larguar pak nga njeri-tjetri, situata do behet edhe me e veshtire. Beqaret nuk do kene dashuri te reja. Per disa mund te rikthehen historite e vjetra. Ne planin financiar do jeni te favorizuar. Perfitoni!

LUANI
Ju qe keni nje partner prane, do kuptoheni shume mire me te sot. Do tregoheni edhe me tolerante dhe do beni leshime. Me pak fjale dita do jete e ngrohte! Beqaret te cilet jane ne kerkim te ngrohtesise dhe qetesise ne nje lidhje, nuk do mund ta gjejne kete dhe do fillojne nje lidhje ndryshe nga cfare kishin menduar. Kujdes! Me financat duhet te tregoheni me te organizuar.

VIRGJËRESHA
Keni kohe qe jeni ne nje lidhje? Perfitoni sa me shume gjate kesaj dite sepse Marsi do sjelle te reja dhe do ua ndryshoje teresisht rutinen. Me pak fjale do iu duket sikur po perjetoni nje histori te re. Beqaret nga ana tjeter do perjetojne emocione pa fund. Takimi i shumepritur do ndodhe ne mesdite. Financat nuk do jene shume te rrezikuara por ju duhet te tregoheni gjithmone vigjilente.

PESHORJA
Nese doni qe gjerat te shkojne sa me mire ne historine tuaj te dashurise duhet me patjeter te tregoheni te matur dhe te zgjuar. Mos pranoni gjithcka qe do iu thote partneri vetme e vetem per t’ia bere qejfin atij. Beqaret do i keni idete me te qarta dhe do i shohin gjerat me me objektivizem. Sektori i parave do influencohe mjaft nga yjet dhe do jete ne ekuiliber. Ruajeni per sa me shume kohe kete!

AKREPI
Jeta sentimentale e cifteve do kaloje ne plan te pare per ta. Fale Merkurit ju do e adhuroni ate qe keni ne krah dhe do i sqaroni te gjitha problemet qe keni pasur. Edhe besimi do jete me i madh. Beqaret do jene mjaft sharmante dhe kjo mund t’i ndihmoje te gjejne personin e duhur. Tregohuni te zgjuar! Me financat gjerat do shkojne me se miri, gjithsesi mendohuni mire para se te shpenzoni.

SHIGJETARI
Venusi do jete planeti me i favorshem ne jeten sentimentale te cifteve, por Plutoni do influencoje per keq. Si do jete dita? Gjithcka do levize ndermjet tensionit, lumturise, deshirave dhe debateve. Beqaret do e kene te veshtire te krijojne nje lidhje. Me mire qendroni edhe pak kohe vetem. Edhe pse nuk do keni veshtiresi me financat, perseri eshte mire te tregoheni vigjilente dhe te matur.

BRICJAPI
Dita e sotme do jete e qete dhe pa debate ne cift per te gjithe bricjapet. Do kaloni momente te mrekullueshme nen pranine e partnerit tuaj dhe do donit qe keto momente te mos mbarronin kurre. Beqaret do mbeshteten nga Merkuri. Mos ngurroni te beni deklarata dashurie sepse do dilni te fituar. Shmangni transaksionet e medha dhe shpenzimet e pa menduara. Vetem keshtu buxheti do ruaje ekuilibrin.

UJORI
Nuk do e lini parterin tuaj te futet ne rutine gjate kesaj dite. Do beni cmos qe te ruani gjallerine dhe te kaloni nje te merkure te ngrohte. Beqaret duhet te tregohen edhe me te duruar nese duan te gjejne personin qe iu pershtatet me shume. Takimet do jene te shumta ne ditet ne vijim. Ne planin financiar do iu mungoje gjykimi dhe do beni gabime te pafalshme. Gjerat nuk do shkojne mire.

PESHQIT
Ciftet do perjetojne nje rizgjim te pasionit dhe do beshkepunojne me teper me njeri-tjetrin. Mbremja do jete me sensuale sesa ju mund ta kishit menduar. Beqaret do kene nje surprize shume te kendshme gjate kesaj dite. Perfitoni sa me shume sepse persona si ai qe do takoni ju eshte rralle t’i gjesh ne ditet qe jetojme. Tregohuni me realiste me financat dhe mos shpenzone me shume sesa iu mban xhepi.