Horoskopi ditor 29.12.2018

DASHI
Ata qe kane tashme nje lidhje do tregohen me posesive dhe mjaft xheloze. Beni shume kujdes mos e teproni sepse partneri mund te marre edhe vendime qe nuk do iu pelqejne. Beqaret do jene shume magnetike dhe te sinqerte me personat qe do takojne. Financat do perballem me disa veshtiresi. Mundohuni te ulni sa te mundni shpenzimet te pakten sa te stabilizohet gjendja.

DEMI
Ju cifte do takoheni me lumturine. Venusi dhe Marsi do iu mbeshtesin mjaft dhe do e perforconi me teper lidhjen tuaj. Nuk do iu mungoje aspak besimi ne vetvete dhe optimizmi. Beqaret do bejne gjithcka per te pasur sikur edhe nje takim, por planetet nuk do jene me ju kete dite. Ne pergjithesi financat do jene te mbrojtura nga Plutoni, por ju nuk duhet te ndermerrni rreziqe te medha.

BINJAKËT
Edhe pse do jeni larg partnerit sot nuk do kete aspak vend shprehja “larg syve, larg zemres”. Do flisni gjate gjithe kohes ne telefon dhe cdo gje do shkoje mire. Beqaret do jene mjaft joshes. Behuni gati per nje dashuri me shikim te pare e cila do ua mbushe shpirtin me gezim. Ne planin material merrni sa me shume masa per te shmangur surprizat e keqija. Ju mund t’ia dilni mbane!

GAFORRJA
Neptuni do shkaktoje debate ne jeten ne cift. Humori do te ndryshoje menjehere dhe nuk do ndiheni shume mire. Kujdes me ato qe do thoni sepse nuk do kete kthim mbrapa. Beqaret nga ana tjeter do takojne dike qe iu pershtatet shume dhe qe do te ndeze flaken e pasionit. Merkuri do iu ndihmoje te permiresoni buxhetin, por kjo do te arrihet pak me veshtiresi. Mos u dorezoni qe me pengesen e pare.

LUANI
Fale ndikimit te madh te yjeve, jeta juaj ne cift do jete harmonike. Dilni per ndonje darke sot qe ta ndryshoni paksa edhe rutinen. Do ndiheni mjaft mire! Beqaret do jene sentimentale dhe do i dorezohen te parit qe do i ngacmoje. Kujdes sepse ai edhe nuk mund te jete personi i duhur. Financat do fillojne te ekuilibrohen. Mendohuni mire per cdo hap qe do hidhni dhe degjoni keshillat e miqve.

VIRGJËRESHA
Klima ne jeten ne cift do jete me e ngrohte dhe me e bukur se disa dite me pare. Per me teper lidhja juaj do te forcohet me teper dhe do mendoni edhe per nje te ardhme se bashku. Disa beqare do fillojne nje histori dashurie mjaft te nderlikuar ndersa disa te tjere nje lidhje pa te ardhme. Kujdes! Mos besoni tek lojrat e fatit qe te rrisni financat sepse ne kete menyre do humbni me shume.

PESHORJA
Nese jeni ne nje lidhje, ngrohtesia dhe bashkepunimi do kene edhe nje doze te lehte sensualiteti. Kujdes duhet te beni vetem nga skenat e tepruara te xhelozise sepse ai nuk i meriton. Per beqaret pritet te vije nje takim mjaft i bukur. Perfitoni! Mos beni asnje transaksione te madh gjate kesaj dite sepse financat mund te dobesohen aq shume saqe ju nuk e keni menduar ndonjehere.

AKREPI
Do perjetoni nje eksperience jo shume te kendshme sot ne lidhjen tuaj e cila do te ngreje disa pikepyetje mbi ate qe dashuroni. Perballuni me te, mos ia mbathni! Beqaret nuk duhet te kerkojne dashurine gjate kesaj dite sepse nuk do e gjejne. Beni edhe pak durim! Plutoni do iu beje te punoni me teper me organizimin e financave tuaja. Ulni shpenzimet dhe hiqni disa lek menjane.

SHIGJETARI
Fale ndikimit te Uranit ne jeten sentimentale, ka rrezik qe te perballeni me disa veshtiresi dhe nje zhgenjim. Nese jeni ne cift do keni mosmarreveshje me partnerin, por Marsi dhe Venusi do e rregulloje shume shpejt situaten. Nese jeni beqare mos u entuziazmoni shume per nje takim qe do beni sepse nuk do jete ai qe keni pritur. Financat do kene disa lekundje. Tregohuni me te kujdesshem!

BRICJAPI
Gjate kesaj dite do keni permiresime te jetes suaj ne cift. Klima e ftohte qe mbizoteronte do filloje dalngadale te ngrohet. Beni pak durim! Nese jeni beqare poshte moshes 30 vjecare, do keni takime te cilat do te ndryshojne teresisht jeten tuaj. Venusi do jete aleati kryesor! Nga ana tjeter do jete Saturni ai qe do iu ndihmoje te rrisni buxhetin. Gjithsesi mos prisni pasurim te menjehershem.

UJORI
Nese mendoni se lidhja juaj ka nevoje per disa ndryshime dhe duhet rutina iu ka pushtuar flisni me partnerin ne menyre qe te dy se bashku ta ndryshoni situaten. Ai do jete shume i gatshem! Per beqaret mundesite per takime do jene te shumta, por njera do jete vendimtare. Iu ngelet ju ta kuptoni se cila! Asnje planet nuk do merret me financat dhe per kete arsye cdo gje do shkoje mire.

PESHQIT
Tregohuni me te sjellshem dhe te embel me partnerin tuaj. Mos u nxitoni me ato qe do i thoni sepse edhe vetem nje fjale mund te lendije shume. Beqaret kesaj here do kene fat te gjejne dashurine e madhe. Mos ua tregoni te gjitheve por ruani pak fshehtesine. Studiojini mire financat para se te beni shpezime. Situata nuk duket te jete shume e pershtatshme. Beni kujdes!