Horoskopi ditor 30 Dhjetor 2018

DASHI
Jupiteri premton nje jete ne cift pa asnje histori. Nga ana tjeter Plutoni do te sjelle momente mjaft te kendshme dhe do i transmetoni atij qe keni ne krah nje doze te mire energjie pozitive. Beqaret edhe pse e deshirojne shume nuk do te perjetojne emocione apo dashuri me shikim te pare. Situata financiare do jete e qendrueshme. Do i kushtoni edhe me teper kohe permiresimit te jeteses.

DEMI
Hena e pozicionuar mjaft mire sot, do iu sjelle cifteve me shume sesa nje surprize. Mundohuni ta shfrytezoni sa me shume diten! Beqaret do kene edhe dashuri me shikim te pare por qe do jene pa nje te ardhme. Gjithsesi do argetoheni mjaft! Urani do iu sjelle fat ne sektorin e financave. Tregohuni te vemendshem qe te perfitoni sa me shume. Beni kujdes me shpenzimet!

BINJAKËT
Hena do ndikoje mjaft pozitivisht edhe per ciftet binjake. Do te kete rindezje te pasionit per ata qe kishin rene ne qetesi. Zemrat e vetmuara do kene takime vendimtare te cilat do iu ndryshojne jeten pergjithmone. Nese keni menduar te beni trensaksione financiare, te blini ndonje shtepi apo dicka tjeter, bejeni! Planetet do jene me ju dhe do ruajne ekuilibrin financiar.

GAFORRJA
Saturni do te influencoje sektorin tuaj te dashurise. Do e merrni me seriozisht jeten ne cift dhe do e stabilizoni mjaft ate. Venusi do iu beje edhe me sensuale dhe sharmante. Partneri do ndihet mjaft mire! Beqareve do iu duket vetja si ne nje film kinemaje me shume pasion. Shfrytezojeni por mbajini kembet ne toke! Financat nuk do jene shume te mira. Tregohuni te kujdesshem!

LUANI
Zakonisht ju e cmoni mjaft partnerin tuaj, por sot nen influencen e Saturnit do e kritikoni gjate gjithe kohes ate. Kujdes mos e teproni sepse do e lendonit thelle. Beqareve do iu plotesohen endrrat si me magji. Venusi dhe Marsi do iu sjellin nje dashuri me shikim te pare! Financat do te lekunden por menaxhimi i mire nga ana juaj do vendose cdo gje ne rregull. Bravo per iniciativen!

VIRGJËRESHA
Do jeni shume romantike gjate kesaj dite dhe do beni gjithcka qe ai qe keni ne krah te ndihet i lumtur qe iu ka juve prane. Do ia arrini qellimit! Disa beqare edhe pse nuk e kane menduar dhe nuk e prisnin aspak do bien ne dashuri. Do keni nje lidhje te kendshme dhe te mbushur me ndjenja. Shfrytezojeni! Merkuri do iu sjelle fat ne sektorin financiar, megjithate ju duhet te kujdeseni edhe per shpenzimet.

PESHORJA
Rrofte mireqenia ne cift! Kesaj here me shume sesa te mbani zgjuar pasionin e madh do mundoheni te ruani harmonine. Edhe bashkepunimi do te rritet midis jush! Beqareve iu rendon shume vetmia? Mos u dekurajoni sepse sot do njihni dike prane te cilit do ndiheni mire. Te ardhurat tuaja nuk do jene shume te qendrueshme. Tregohuni te matur me shpenzimet dhe merrni masat e duhura.

AKREPI
Sot do e kuptoni me mire se sa me fat jeni qe keni partnerin tuaj ne krah. Ai do iu mbeshtese ne cdo moment dhe do e mbushe jeten tuaj me ngrohtesi. Nuk keni cfare te kerkoni me teper. Dashuria do te vije edhe per beqaret. Venusi do iu beje te dridheni nga emocionet e forta. Planetet do te sjellin probleme ne sektorin financiar. Edhe pse duhet te shpenzoni, tregohuni te matur! SHIGJETARI
Per ciftet nuk do te mungojne mundesite per te joshur dhe per te pelqyer. Disa nuk do i rezistojne dot tundimit per te filluar nje aventure. Kini parasysh edhe pasojat qe do vijne nga e gjithe kjo! Beqaret do terhiqen me teper nga lidhjet e forta dhe te qendrueshme. Ata qe do takoni mund te jene personta e duhur. Edhe pse Marsi do ruaje ekuilibrin financiar, Neptuni do iu nxite te merrni vendime te gabuara.

BRICJAPI
Nese jeni ne cift mundohuni te qendroni besnike ndaj partnerit sepse ne te kundert tensionet mund te jene teper te medha. Duke qene se Venusi ndodhet ne pozicion shume te mire do te thote qe beqaret duhet te pergatiten per rrahje te forta zemre. Hiqeni turpin nese doni te gjeni personin e duhur. Do merrni nje dhurate ne para sot dhe kjo do iu gezoje shume. Financat do jene te stabilizuara!

UJORI
Dashurite klandestine do kene nje shije shume te kendshme sot, por edhe rreziku do jete tejet i madh. Shmanguni sa te mundni! Beqaret do kene ndryshime shume te medha ne jeten e tyre. Merrini hapat me ngadale qe te mos pengoheni! Iu pelqejne shume objektet luksoze dhe do shpenzoni qe te blini dicka. Kjo do shkaktoje mjaft probleme me financat tuaja. Beni kujdes!

PESHQIT
Ata qe jane ne nje lidhje nuk do jene fare te kenaqur dhe do merziten mjaft. Flisni me partnerin sepse vetem keshtu do e ndryshoni situaten! Jeta e beqareve rrezikon te nderlikohet sot. Disa do te terhiqen shume edhe nga personat te cilet nuk vlejne dhe nuk iu pershtaten aspak. Sektori i financave do shkoje per mrekulli sepse fati do iu buzeqeshe. Nese doni te beni nje investim, bejeni!