Horoskopi ditor 5 Dhjetor 2019

DASHI
Me Uranin dhe Jupiterin qe do ndikojne tek sektori i dashurise, do kaloni nje dite jo shume te mire ne cift. Debatet dhe mosmarreveshjet do mbizoterojne gjate gjithe kohes. As beqaret nuk do kene fat te takojne ate qe kane enderruar. Beni durim! Klima ne sektorin e financave do jete e dyzuar. Dielli do iu ndihmoje te ekuilibroni buxhetin, por Hena do iu nxite te shpenzoni pa u menduar.

DEMI
Pas problemeve qe keni pasur ne cift sot do filloje nje permiresim i ndjeshem. Saturni do iu ndihmoje mjaft dhe komunikimi me partnerin do jete edhe me i mire. Beqaret do perjetojne shume emocione sepse do takojne dike interesant. Disa mund te kene edhe dashuri me shikim te pare. Edhe pse influenca negative e Marsit do te shterroje perseri duhet te beni kujdes me shpenzimet.

BINJAKËT
Lumturia ne cift do te vazhdoje edhe sot. Jeta juaj do te influencohet nga Jupiteri, i cili do iu sjelle fat dhe nga Venusi, perendesha e dashurise. Per beqaret priten ndryshime ne jeten sentimentale. Do josheni mjaft nga te panjohurat! Mos u shqetesoni, cdo gje do shkoje me se miri. Neptuni do jete i favorshem per sektorin financiar dhe ju do jeni optimiste per te ardhmen.

GAFORRJA
Marredhenia juaj me partnerin do te bazohet tek sinqeriteti. Edhe pse ne pergjithesi nuk i shprehni shume emocionet, sot do te arrini ta thoni ate qe mendoni. Rezultati do jete i mrekullueshem! Beqareve nuk do iu interesoje nje lidhje e forte, por as aventurat. Qendroni ashtu si jeni! Situata financiare do vije duke u permiresuar ndjeshem dhe ju do ndiheni edhe me mire.

LUANI
Beni nje rishikim te marredhenies suaj me partnerin gjate kesaj dite. Edhe pse do iu duhet te mundoheni pak per te arritur atje ku doni ju mund t’ia dilni mbane. Beqaret do jene me enderrimtare se zakonisht dhe do mendojne per princin e kalter. Endrra mund te behet edhe realitet sot. Do kujdeseni me shume per financat dhe nuk do keni probleme edhe po shpenzuat pak.

VIRGJËRESHA
Do e shijoni deri ne maksimum qetesine ne cift sot. Nga ana tjeter bashkepunimi dhe komunikimi me njeri-tjetrin do jete me i madh. Perfitoni! Ju beqare duhet t’i beni syte kater sepse nga momenti ne moment mund te shfaqet personi qe aq shume keni kerkuar. Dite mjaft e veshtire persa iu perket financave. Nuk do jeni shume te afte te dilni shpejt nga kjo gjendje. Kujdes!

PESHORJA
Ne jeten ne cift gjerat do shkojne edhe me mire se kohet e fundit. Saturni do iu beje me te vendosur dhe me kembengules per te arritur ate qe doni, vetem e vetem per ta bere partnerin te ndihet mire. Beqaret do jene plot energji dhe pasion. Do iu pelqejne cmendurite dhe do tentoni per to. Financat nuk do jene te mira! Ose te ardhurat do fillojne te pakesohen ose shpenzimet do te rriten.

AKREPI
Ndikimi i planeteve ne jeten sentimentale te cifteve do jete i kontraktuar. Jupiteri dhe Urani do sjellin debate e zenka te papritura, ndersa Venusi nga ana tjeter do i mbroje ndjenjat. Beqaret do bejne nje takim mjaft premtues por ne nje moment te papritur dhe ne nje vend shume te vecante. Ne planin financiar do keni fat dhe do e permiresoni buxhetin, por gjithsesi qendroni vigjilente.SHIGJETARI
Me ne fund jeta juaj ne cift nuk do jete rutine dhe do i shtoni dozat e fantazise. Do beni gjithcka qe te mbani zgjuar ndjenjat dhe emocionet. Gjithe mundi nuk do ike dem! Nese jeni vetem do iu jepet nje mundesi e mire per t’u njohur me dike. Mos e humbni kete mundesi! Fati do iu buzeqeshe ne sektorin e financave, por ju duhet te dini si te ruani ekuilibrin. Do fitoni edhe ndonje lotari.

BRICJAPI
Ndryshimet e shpeshta te humorit nuk do te favorizojne aspak harmonine e jetes ne cift. Here pas here partneri do ndihet i hutuar dhe nuk do iu kuptoje. Beqaret duhet te pergatiten per nje ndryshim rrenjesor te jetes se tyre sentimentale. Fale mbeshtetjes se Venusit do keni nje takim vendimtar! Ne sektorin financiar do luftoni shume qe te permiresoni buxhetin. Ju mund t’ia dilni!

UJORI
Ata qe jane ne cift do tregohen te sinqerte dhe transparente me ate qe kane ne krah. Lidhja juaj do filloje te behet me e forte dhe do merrni edhe mjaft kenaqesi. Dita e sotme do jete mjaft e mire edhe per beqaret. Tregohuni me te hapur dhe do gjeni dike interesant. Ne planin financiar duhet me patjeter te shtrengoni rripin sepse ne te kundert buxheti do te pakesohet ndjeshem.

PESHQIT
Do kete skena xhelozie sot ne jeten ne cift. Ata qe kane pasur probleme edhe me pare mund te ndahen. Deshira per me teper pavaresi do jete problemi kryesor. Beqaret nuk do joshen aspak nga aventurat pa te ardhme sepse do iu interesoje me teper nje lidhje e qendrueshme. Beni edhe pak durim! Do keni mjaft probleme financiare keshtu qe flisni sa me shpejt me ekspertet.