Horoskopi ditor 6 Janar 2019

DASHI
Priten permiresime te ndjeshme te jetes suaj ne cift. Humori i keq nuk do te ekzistoje me dhe qetesia do te mbizoteroje. Do e ndieni edhe vete qe lidhja juaj do te stabilizohet sepse do beni leshime. Venusi do jete mjaft i favorshem per beqaret. Lamtumire vetmi! As ne planin financiar nuk do keni per cfare te qaheni. Nese tregoheni te matur dhe nuk shpenzoni pa fund nuk do kete probleme.

DEMI
Ju qe kishit nje jete ne cift jo shume te qete do keni ndryshime. Perfitoni nga mbeshtetja qe do iu japin yjet per te zgjidhur problemet qe keni dhe per te diskutuar qetesisht me partnerin. Beqaret do kalojne nje dite mjaft romaneske, por qe mbase nuk do kete fundin qe deshirojne. Disa miq, eksperte ne ekonomi do iu keshillojne per financat. Analizojini edhe vete gjerat me kujdes!

BINJAKËT
Ne jeten sentimentale, ciftet do kene disa probleme te vogla. Gjithcka vetem nga kokefortesia juaj. Kujdes, merrni masa sepse situata mund te nderlikohet me teper. Beqaret perseri do vene ne plan te pare karrieren. Po nuk menduat edhe per dashurine nuk keni per ta gjetur! Nese kohet e fundit keni punuar shume qe financat te rriteshin, sot do merrni frytet qe prisnit. Bravo!

GAFORRJA
Venusi do influencoje pozitivisht jeten tuaj sentimentale. Ky planet do iu ndihmoje ta forconi lidhjen qe keni dhe te komunikoni me teper me te. Beqareve, kesaj here do iu interesoje me teper e tashmja sesa e ardhmja. Ne kete menyre ata do parapelqejne dashurickat kalimtare. Financat nuk do influencohen nga asnje planet. Nuk do shpenzoni shume dhe buxheti do jete i ekuilibruar.

LUANI
Venusi do ndikoje mjaft pozitivisht ne jeten tuaj ne cift dhe kjo dite do jete plot ngjyra. Nese jeni te martuar do mendoni te shkoni edhe me tej, mbase per nje femije. Nese jeni beqare apo te divorcuar do keni shume mundesi te takoni dashurine. Kujdesuni per pamjen dhe pranojini ftesat. Rrethanat do iu lejojne sot te kryeni edhe transaksione financiare. Perfitoni nga kjo dite!

VIRGJËRESHA
Plutoni do jete planeti me i favorshem per jeten sentimentale te cifteve. Do filloni te beni projekte dhe lidhja juaj do behet me e qendrueshme. Nese e ndieni veten gati, zgjerojeni familjen! Beqaret do merren aq shume me jeten familjare dhe ate profesionale saqe nuk do kene kohe per dashurine. Mundohuni te tregoheni me te matur me shpenzimet qe financat mos pakesohen.

PESHORJA
Nese jeni ne cift do te perjetoni nje rizgjim te pasionit sot dhe do iu duket vetja si adoleshent. Shfrytezojeni sa me shume kete te premte! Beqaret e cdo lloj moshe do kene mundesi te shumta per te njohur persona interesante. Tregohuni me te hapur. Disa probleme financiare rrezikojne t’iu merzitin se tepermi. Nuk jeni mesuar te jetoni me pak dhe do iu duket shume e veshtire tashme.

AKREPI
Duke qene se Venusi do te hyje ne qiellin tuaj, klima ne cift do permiresohet ndjeshem. Influenca e tij do iu beje te kaloni momente te paharrueshme dhe te sqaroni cdo keqkuptim me partnerin. Beqaret kane dashur shume te takojne dashurine por nuk kane pasur deshire te fiksohen diku. Sot do ndryshoni mendim! Neptuni do iu ndihmoje te ristrukturoni kapitalin. Perfitoni!

SHIGJETARI
Nje fllad i lehte lumturie do te fryje sot per ciftet. Me ne fund te cliruar nga influenca negative e Saturnit, ju do t’i perforconi lidhjet me partnerin dhe sensualiteti do te mbizoteroje. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshem. Dikush shume joshes do mundohet t’iu beje per vete por do tallet me ju. Dielli dhe Venusi do ndikojne ne sektorin e parave dhe do iu ndihmoje t’i rrisni ato.

BRICJAPI
Hena do sjelle goxha debate me partnerin. Mos u shqetesoni sepse ato do jene kalimtare dhe nuk do kercenojne aspak qendrueshmerine ne cift. Pranoni te diskutoni qetesisht sepse vetem keshtu do gjeni nje zgjidhje! Beqaret, fale ndikimit te Marsit do perjetojne mjaft emocione dhe dashuri pasionante. Dite e pershtatshme edhe per te rregulluar problemet financiare. Ju mundeni!

UJORI
Influenca euforike e Jupiterit do beje qe ne jeten tuaj ne cift te mbizoteroje nje klime e ngrohte dhe sensuale. Mundohuni ta ruani sa me shume ate! Beqaret do deshirojne te kene prane vetes dike me te cilin te ndajne gezimet dhe merzitjen. Do keni nje takim vendimtar sot! Ne planin financiar do keni me teper ambicie dhe do jeni te vendosur ta permiresoni buxhetin. Do ia dilni!

PESHQIT
Ata qe kane nje lidhje do duan te perjetojne me shume emocione ne lidhjen e tyre. Partneri do e kuptoje shume mire dhe do mundohet t’ua beje qejfin. Falenderojeni! Beqaret do shnderrohen ne specialiste dashurish me shikim te pare dhe do mendojne se ende s’ka lindur ai qe t’ua vere litarin ne qafe. Ne sektorin e financave do keni fat, por do luani me te. Kujdes mos e teproni!